Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë bën përditësimet e fundit: Në 12 ferma ka prani të murtajës

Një ditë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar një thirrje urgjente për të gjithë fermerët dhe tregtarët blegtoralë në vend, të cilëve u ka kërkuar që të mos shesin dhe të mos blejnë kafshët e llojit dhen dhe dhi.

F.m
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë bën përditësimet e
Dele në një fermë

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë përditësimet e fundit përsa i përket situatës në vend pas shfaqjes së murtajës tek bagëtitë. Në një postim në faqen zyrtare, shkruhet se aktualisht janë konfirmuar 12 ferma pozitive në 10 vatra të ndryshme të infeksionit. Dy rastet e fundit janë 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lushnjë.

Një ditë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar një thirrje urgjente për të gjithë fermerët dhe tregtarët blegtoralë në vend, të cilëve u ka kërkuar që të mos shesin dhe të mos blejnë kafshët e llojit dhen dhe dhi.

Deri më tani janë prekur dhe asgjësuar 1200 krerë. Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por që sipas Ministrisë nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por nuk ka dhënë detaje që lidhen me asgjësimin e saj.

Njoftimi:

Në kuadër të zbatimit të Planit të Kontigjencës për Murtajën e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e gjithë armata e veterinarëve të AKVMB-së është e angazhuar maksimalisht në terren për monitorimin e situatës epizootike në të gjitha fermat me kafshë të imta në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht janë konfirmuar 12 ferma pozitive në 10 vatra të ndryshme të infeksionit. Dy rastet e fundit janë 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lushnjë.

Krahas hetimeve epizootologjike dhe kontrollit klinik të kafshëve, po kryhen gjithashtu verifikime përgjatë akseve nacionale, në funksion të zbatimit të Urdhrit të Ministrit, i cili ndalon lëvizjen e kafshëve.

AKVMB apelon me forcë për bashkëpunimin e të gjithë fermerëve, si faktor kyç në frenimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse, e cila në rast shpërthimi mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme, deri në zhdukjen e të gjithë tufës!

Masat themelore të biosigurisë që duhen respektuar:

• Ndalimi i lëvizjes së kafshëve drejt fermave të tjera, kullotave apo tregjeve të kafshëve.

• Kufizimi i hyrjeve të personave të jashtëm në fermë.

• Dezinfektimi i pajisjeve apo në ambientet të qëndrimit të kafshëve.

Poll

MOS HUMB