Aktualitet

Tre vëllezërit dhunojnë efektivët në Dibër, vihen në pranga

Pas ardhjes së përforcimeve, të tre janë vënë në pranga.

F.m
Tre vëllezërit dhunojnë efektivët në Dibër, vihen
Foto Ilustruese

DIBËR- Tre vëllezër janë vënë në pranga pasi janë përplasur me efektivët. Ngjarja ka ndodhur në Dibër. Efektivët e policisë së Dibrës janë paraqitur në Maqellarë për të vënë në pranga vëllzëerit, që akuzohen dhe për “shkatërrim të pronës”, por janë përballur me kundërshtimin e tyre. Pas ardhjes së përforcimeve, të tre janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Dibër

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet të saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vënë në pranga shtetasit:

A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç,  dhe  A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin). Arrestimi i tyre u bë për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik", dhe  "Shkatërrim i pronës".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka kanosur shtetasen Sh.B., 58-vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasit;  -L.R., 62 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

-M.Gj., 66 vjeç, banues në Burrel, pasi me vetëgjyqësi ka penguar të kalojë në rrugë, shtetasin A.Gj., 64 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB