Aktualitet

Përplasi rojen e parkingut dhe e mori zvarrë me makinë, arrestohet turku që s’donte të paguante

Në momentin që çifti ka dalë nga parkingu, Dedja i ka dalë para automjetit, por kjo nuk i ka ndaluar turistët.

F.m
Përplasi rojen e parkingut dhe e mori zvarrë me makinë,
Roja mbi mjetin e turistit

KRUJË- Një turist turk është vënë në pranga pasi ka përplasur me makinë rojen e një parkimi privat në Krujë. Punonjësi Bujar Dedja është përpjekur të ndalë një çift turistësh që po largoheshin pa paguar, por ka përfunduar duke u plagpsur.

Në momentin që çifti ka dalë nga parkingu, Dedja i ka dalë para automjetit, por kjo nuk i ka ndaluar turistët. Drejtuesi i mjetit, një 23-vjeçar e ka marrë në kofano rojen e parkingut për dhjetëra metra. Më pas, punonjësi ka rënë në tokë dhe është plagosur rëndë.

Poll

MOS HUMB