Aktualitet

Përleshje në burgun Italian! Shqiptarët futen në sektorin e rivalëve, 4 të plagosur

Efektivët e policisë së burgjeve u futën mes tyre që të ndalonin përleshjen dhe përfunduan të plagosur.

F.m
Përleshje në burgun Italian! Shqiptarët futen në sektorin e
Burgu

ITALI- Katër efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas një përleshjeje të ndodhur në një prej buergjeve të Italisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar brenda burgut Bassone në Como të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Efektivët e policisë së burgjeve u futën mes tyre që të ndalonin përleshjen dhe përfunduan të plagosur. Efektivët u dërguan për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.

Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

Poll

MOS HUMB