Aktualitet

Trafikonin dhe shpërndanin drogë në Itali, arrestohen 18 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Në pranga janë vendosur 18 persona, me kombësi italiane, shqiptare, tuniziane, marokene dhe kubaneze, të gjithë të akuzuar për trafik droge.

k.m.
Trafikonin dhe shpërndanin drogë në Itali, arrestohen 18 persona,
Foto ilustruese

MODENA- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm në Modena. Në pranga janë vendosur 18 persona, me kombësi italiane, shqiptare, tuniziane, marokene dhe kubaneze, të gjithë të akuzuar për trafik droge.

Sipas mediave italiane, hetimi për këtë grup ka nisur që në shtator të vitit 2020. U hetuan 22 persona të tjerë, nga të cilët 17 u arrestuan, u sekuestruan mbi 8 kilogramë drogë përfshirë kokainë, heroinë, marihjanë, kërpudha halucinogjene, LSD dhe DAB, një armë, municion të kalibrave të ndryshëm 18 mijë euro cash, etj.

Mesa duket hetimet për grupin kanë vijuar, por deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as identitetet e personave që janë vendosur në pranga./ZËRI

Poll

MOS HUMB