Aktualitet

17 transferta në vlerë rreth 200.000 euro, Prokuroria 'bllokon' llogarinë bankare, dyshime për pastrim parash

Sipas Prokurorisë, është marrë informacioni se ky person gjatë 3 viteve (Janar 2021-Prill 2024) ka pranuar 17 transferta parash nga persona të ndryshëm që i kanë kaluar në llogarinë e tij gati 160 mijë paund.

k.m.
17 transferta në vlerë rreth 200.000 euro, Prokuroria
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka "bllokuar" një llogari bankare me vlerë gati 200 mijë euro pasi dyshohet për pastrim parash. Llogaritë e sekuestruara janë në emër të një personi të identifikuar me inicialet D.Ll. Sipas Prokurorisë, është marrë informacioni se ky person gjatë 3 viteve (Janar 2021-Prill 2024) ka pranuar 17 transferta parash nga persona të ndryshëm që i kanë kaluar në llogarinë e tij gati 160 mijë paund. Siç edhe bën me dije organi hetues, një ndër personat që kanë kryer transferta bankare është një i huaj, i cili është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë për të pastruar para.

Përfitoi 17 transferta në vlerë rreth 200.000 euro, Prokuroria e Tiranës, kërkon sekuestrimin e llogarive të shtetasit D.Ll., dyshime për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit D.Ll. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është marrë informacioni se shtetasi D.Ll, përgjatë periudhës Janar 2021-Prill 2024, rezulton të ketë përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 GBP, nga persona të ndryshëm. Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare janë kryer nga një shtetas i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të shtetasit D.Ll., i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimin me dyshimet për pastrim parash.

Bazuar në informacionet e mësipërme Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.3308 për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal dhe ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që kjo shumë monetare, e cila dyshohet si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohet apo të fshihet, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare./ZËRI

Poll

MOS HUMB