Aktualitet

Topolino, çelësi që mund të hapë çdo derë ndodhet dhe në Shqipëri  

Gropëzat me një klasifikim sigurie shumë të lartë janë veçanërisht sfiduese. Pikërisht këtu hyn në veprim Topolino.

F.m
Topolino, çelësi që mund të hapë çdo derë
Çelësi Topolino

TIRANË- Çelësi Topolino është lloji që hap çdo bravë! Kjo ishte ajo që ra në sy në njoftimin që Policia e Durrësit dha këtë mesditë, teksa njoftoi zbardhjen e vjedhjes së tre banesave dhe arrestimin e një 28-vjeçari.  

Por si funksionon çelësi Topolino? 

Çdo bravë është unike në mënyrën e vet dhe i nënshtrohet standardeve të ndryshme të sigurisë. Gropëzat me një klasifikim sigurie shumë të lartë janë veçanërisht sfiduese. Pikërisht këtu hyn në veprim Topolino. Për shkak të aftësisë e ndërtimit në mënyrë të tillë, cilindrat e këtij lloji nuk përbëjnë një sfidë të madhe për Topolino. Është mjaft e mahnitshme se sa lehtë mund të kapërcehen edhe sistemet komplekse. 

Topolino ka aftësinë të futet brenda fishekut të bravës dhe të kthehet në një çelës që hap derën. Ky lloj çelësi mund të shitet online në faqe të ndryshme dhe çmimet variojnë nga 400 deri në mbi 1 mijë euro, në varësi të aftësisë së tij.  

Sot, Policia e Durrësit njoftoi se kishte vënë në pranga një 28-vjeçar të identifikuar si Orges Skandaj, i cili kishte vjedhur tre banesa duke përdorur këtë lloj ccelësi. Të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura, konkretisht: 1 laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 3310 euro, 1 çantë marsup, 2 celuarë, 1 automjet, si dhe çelësi universal (topolino). 

Topolino, çelësi që mund të hapë çdo derë
Çelësi Topolino
Poll

MOS HUMB