Aktualitet

Mbi 100 të helmuar në Malishevë, nis inspektimi, vajza: Hëngra doner dhe volla

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha se Aktualisht në spital ndodhen ende 12 persona të cilët janë ende në gjendje jostabël për shkak të helmimit nga ushqimi.

F.m
Mbi 100 të helmuar në Malishevë, nis inspektimi, vajza:
Pacientja

KOSOVË- Mbi 100 qytetarë janë helmuar në një restorant një ditë më parë, në Malishevë të Kosovës. Të gjithë kanë pasur simptoma me vjellje e marrje mendsh dhe kanë treguar para bluzave të bardha se kanë konsumuar drekën tek një restorant në Malishevë. Njëra nga pacientet ka treguar për KosovaPress se lokali në fjalë ka pasur mungesë higjiene dhe se është ndjerë shumë keq pasi ka konsumuar një doner aty.

“Të mërkurën e kam ngrënë një doner në ora 19:00. Simptomat janë bërë në ora 23:00 të natës. Prej të mërkurës jam kështu, mbrëmë kam qenë më keq, ethe, temperaturë, vjellje, bark qitje… kështu. Vetëm aty jemi helmuar pronari im, një punëtor dhe një punëtore që kemi ngrënë, të tre dhe jemi helmuar. Nuk e di, vetëm doner, se çka ka pasur nuk e di. Si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë. Lokal që është midis rruge krejt pluhur bagerat. Ai nuk është lokal. Krejt pluhur në gojë e futim, nuk e di dje jam kanë më keq sot pak më mirë,”- tha pacientja.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha se Aktualisht në spital ndodhen ende 12 persona të cilët janë ende në gjendje jostabël për shkak të helmimit nga ushqimi.

“Për momentin në Klinikën Infektive gjithsej të hospitalizuar i kemi gjithsej 12 pacientë. Mosha e tyre është 8-vjeç deri në moshën 43-vjeçare. Mosha mesatare është 21-vjeçare. Dje kanë ardhur një gjithsej 11 pacientë, të cilat kanë manifestuar sëmundje në formë të vjelljes, heqjeve të barkut, dhembjeve të barkut, dhe në aspektin e anamnezës 6 deri në 72 orë më parë kanë konsumuar ushqim në një lokal dhe kanë ardhur në manifestime të tilla, të cilët kanë pasur indikacion që të hospitalizohen në Klinikën Infektive. Pasojë e dehidrimit dhe ndryshimeve të vlerave të lehta është e mundur që ndonjëri të ketë manifestime të tilla, por në përgjithësi gjendja është stabile. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe po bëjmë çmos që sa më parë të rikuperohen dhe të lëshohen. Në bazë të dhënave klinike bëhet fjalë për një salmanellozë, por rezultatet përfundimtare vijnë nga Instituti Kombëtar dhe me kohë do të informojmë,”- tha Vishaj.

Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi tha se tashmë ka nisur inspektimi për lokalin në fjalë.

Poll

MOS HUMB