
MALËSI E MADHE– Një 17-vjeçar, emigrant afgan që është strehuar në Shqipëri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një përleshjeje massive. Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe këtë pasdite. Sipas njoftimit të policisë, katër afganë janë konfliktuar me disa banorë të fshatit fshatit Bajzë. 17-vjeçari me inicialet A. Z., është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa tre shokët e tij janë dërguar në komisariatin e policisë dhe po merren në pyetje. Shqiptarët e përfshirë në konflikt që dyshohet dhe të kenë qëlluar e plagosur adoleshentin afgan, nuk janë identifikuar ende.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak:
Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.