
GAZA- Afati prej gjashtë orësh, i dhënë nga ushtria izraelite për evakuimin e civilëve ka përfunduar në orën 16:002. BBC shkruan se Izraeli u la kohë palestinezëve të largoheshin nga Gaza drejt Luginës në jug dhe i njoftoi përmes një postimi në platformën “X”.
Tashmë afati ka përfunduar. Nuk dihet ende se sa është numri i civilëve që i janë bindur thirrjes së ushtrisë izraelite, duke marrë parasysh se Gaza është pa energji elektrike dhe pa internet.
Pika kufitare Rafah është e pasigurt, duke qenë se vazhdojnë bombardimet. Mohamed Aborjelaa tregon për BBC se sot janë përpjekur të kalojnë kufirin rreth 500 persona me pasaporta të huaja, por pa sukses.
“Vetë vendkalimi kufitar nuk është i sigurt, ka bombardime dhe nuk ka strehim. Njerëzit morën mesazhe ku u kërkohej të ishin aty nga ora 12:00 deri në orën 15:00, por në asnjë moment gjatë kësaj kohe, kalimi nuk ishte i hapur,”-shton Aborjelaa.
Izraeli ka urdhëruar një "rrethim të plotë" të Gazës duke përfshirë ndalimin e furnizimeve me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant. Po ashtu forcat izraelite kanë bombarduar territorin me popullsicivile në Gaza si hakmarrje për sulmet shkatërruese terroriste të Hamasit të 7 tetorit .
Të paktën 1,900 palestinezë janë vrarë nga bombardimet pothuajse të vazhdueshme në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke përfshirë gazetarë, mjekë dhe civilë të tjerë. Para paralajmërimit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë ishin zhvendosur brenda vendit, tha OKB në një deklaratë./Zëri.ai