Aktualitet

Tjetër 'kuti pandore' në duart e SPAK, pendohet edhe Amarildo Nikolli, flet për vrasjet në Tiranë, Vlorë e Shkodër

I riu, i cili u kap me armë zjarri në Vlorë, tashmë është marrë në pyetje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Tjetër 'kuti pandore' në duart e SPAK, pendohet edhe
Ines Hajrulla dhe Amarildo Nikolli (Xhanej)

SHKODËR- Amarildo Nikolli (Xhanej) ka vendosur që të flasë. I riu, i cili u kap me armë zjarri në Vlorë, tashmë është marrë në pyetje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo sepse ai ka pranuar që të dëshmojë dhe ka folur për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe në Shkodër, duke përmendur edhe disa emra të njohur të botës së krimit. Megjithatë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë ende nuk i është dhënë pasi duhen vlerësuar informacionet që ka dhënë Amarildo Nikollit. Të dhënat duhet të kërkojnë me historitë dhe me personat që ai përmend.

Por nuk dihet nëse ka folur për arsyen që kishte shkuar në Vlorë. Ai u kap me pistoletë me silenciator në brez në Vlorë gjatë një tentative për të vrarë një personazh të botës së krimit në këtë qytet. Bëhet fjalë për Inez Hajrulla, për të cilin kishte informacion se ndodhej pranë lokalit "Oslo". Mbetet për t'u zbuluar se kush ishte personi që urdhëroi Nikollin që të kthehej nga Italia në Shqipëri për të kryer vrasjen.

Inez Hajrulla njihet nga Policia e Vlorës si person me precedent të theksuar kriminalë.

Hajrulla u ka shpëtuar dy atentateve ndaj tij, në vitin 2017 kur u dëmtua rëndë në të dyja këmbët pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin dhe tij dhe në vitin 2019, kur teksa qëndronte në një kafene në kompleksin ‘Oslo’ në zonën e Lungomares, kur nga dy makina në lëvizje u derdhën drejt tij breshëri me plumba.

Atentati për të ishte përgatitur nga Bernard Sinomataj, xhaxhai i viktimës Gëzim Sinomataj, i cili u ekzekutua në janar të këtij viti. Kjo pasi pas vrasjes së Edison Harizajt, i njohur si "Faqedjeguri", ishte Hajrulla, ai që e zëvendësoi në krye të grupit kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB