
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë në Itali ku mbeti i vdekur shqiptari Darjo Duka. Raportohet se italiani, i cili drejtonte makinën tjetër (Mercedez Benz) të përfshirë në aksident ishte në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike, çka dyshohet se shkaktoi dhe aksidentitn, pasi humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur “kokë më kokë” me makinën ku udhëtonin shqiptarët.
Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre (kushëriri i Dukës), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti i rëndë u regjistrua më 21 janar në Pontebbana të Pordenones. Darjo Duka, 30 vjeç kishte 9 ditë që ishte martuar, ndërsa priste të bëhej dhe dajë. Ai do të përcillet për në banesën e fundit të premten./ZËRI