
TIRANË- Platforma “Tik Tok” kërkon qartësi urgjente nga qeveria shqiptare në lidhje me masat e marra për mbylljen e këtij rrjeti social vetëm një muaj pas vrasjes së një adoleshenti. Në një përgjigje për Associated Press, TikTok në një përgjigje me email të shtunën ndaj një kërkese për koment kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë. Kompania tha se "nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok".
Dhe në fakt, një nga fotot e postuara nga autori i ngjarjes, Mario Përlleshi, ishte publikuar në “Snapchat”.
Sot qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok” në Shqipëri. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministrin Edi Rama, në fjalën që mbajti pas një mbledhjeje të gjatë me prindër e mësues. Mbyllja e “Tik Tok”, erdhi pas vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, i cili është arrestuar.