
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sa i përket hetimeve në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili përpos akuzave që SPAK ka ngritur ndaj tij sa i përket koncensionit të “Sterilizmit”, por dhe me kontratat e lidhura prej tij gjatë kohës që mbante detyrën e ministrit. Kështu kanë qenë përgjimet ata që kanë “fundosur” ish-numrin një të Shëndetësisë. Duke përdorur telefonin e shoferit, ai ka biseduar me Ermal Kurtulajn, krahun e tij të djathtë në pastrimin e parave përmes lëshimit të faturave fiktive.
Në përgjime, Beqaj i thotë vartësit të tij Ermal Kurtulaj, përmes telefonit të shoferit: Ti e di ça kërkohet pse ia fut kot? Ndërsa ai i përgjigjet: Po mirë, ok
Përgjimet:
Ilir Beqaj: Ti e di ça kërkohet pse ia fut kot?
Ermal Kurtulaj: Po mir okej.
Ilir Beqaj: Tabelën e kemi likuidim, si quhet aneksi 8, ku e di unë tashi. I thuj nëqoftëse mundet nga ora 4 e mbrapa kur të dojë. Gazin, pra Gazin po të them.
Ermal Kurtulaj: Mirë atëherë, okej në rregull pra.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit të sterulizimit, në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ilir Beqaj ndërkohë që po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, sipas gjyqtarit Erjon Bani, Beqaj edhe ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Në funksion të hetimeve, në fund të vitit 2023, u ushtruan kontrolle në banesën dhe disa kompani farmaceutike në pronësi të Beqajt./ZËRI