
PRISHTINË- Ka nisur marshi në sheshin "Zahir Pajaziti" në Kosovë. Dhjetra mijëra gra janë mbledhur për të marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me sloganin: MARShojmë, s'festojmë!

Me pankarta në duar, me thirrjet: Gratë vriten, shteti hesht; Sot marshojmë, çdo ditë luftojmë; Trupi im, e drejta ime; aktiviste dhe qytetare kanë marshuar në rrogët e Prishtinës duke bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.

Aktiviteti nisi në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar më pas deri tek sheshi "Skënderbeu", për të përfunduar para Kryeministrisë. Edhe atje me megafon në dorë, gratë dhe vajzat e mbledhura kërkuan mbrojtjen e atyre që janë viktima të dhunës në familje./ZËRI