Aktualitet

Plagosja në Lezhë/ Policia zbardh ngjarjen

Shkak për sherrin është bërë një konflikt për motive të dobëta.

E.K
Plagosja në Lezhë/ Policia zbardh ngjarjen
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar mesditën e kësaj të premteje në Mamurras. Raportohet se autori i plagosjes së Jurgen Ndrecës është Endri Baçaku, 21 vjeç. Shkak për sherrin është bërë një konflikt për motive të dobëta. Ndërkohë Ndreca është transportuar drejt spitalit të Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin. Plagosi me armë zjarri, një 25-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, mbërritja e menjëhershme e Policisë mundëson arrestimin në flagrancë të autorit. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u krye plagosja. Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.

Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. N., 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë. I plagosuri po transportohet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB