
Pamje nga aksidenti
BILISHT- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Bilisht-Kapshticë. Raportohet se një makinë, brenda së cilës udhëtonin tre anëtarë të një familjeje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Siç mund të shihet dhe nga pamjet makina është përmbysur anash rrugës.

Pamje nga aksidenti

Pamje nga aksidenti
Fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale, pasi asnjë nga anëtarët e familjes nuk kanë marrë dëmtime serioze. Ata janë dërguar në spital për ekzaminime. Policia po heton shkaqet e aksidentit./ZËRI
Poll