Aktualitet

Themeloi dhe 'dhuroi' kompaninë brenda vitit, roli i Adriana Beqajt në 'skemën' e pastrimit të parave

Këtu sipas SPAK fillon dhe skema e mashtrimit, pasi pavarësisht dhurimit të aksioneve, Adriana Beqaj dhe Ilir Beqaj, kanë qenë “de facto” në krye të kompanisë dhe kanë kryer lëvizjet nëpërmjet të besuarit të tyre Ermal Kurtulaj.

E.K
Themeloi dhe 'dhuroi' kompaninë brenda vitit, roli i Adriana
Ilir Beqaj dhe Adriana Beqaj

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e plotë në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në dosjen e SPAK sqarohet dhe roli që ka pasur bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj. Kjo e fundit në vitin 2019 themeloi kompaninë "Albanian Food and Hospitality", por më pas po brenda vitit ka vendosur të dhurojë aksionet e saj, 50% tek Arti Malaj. Këtu sipas SPAK fillon dhe skema e mashtrimit, pasi pavarësisht dhurimit të aksioneve, Adriana Beqaj dhe Ilir Beqaj, kanë qenë “de facto” në krye të kompanisë dhe kanë kryer lëvizjet nëpërmjet të besuarit të tyre Ermal Kurtulaj.

Themeloi dhe 'dhuroi' kompaninë brenda vitit, roli i Adriana

SPAK bën me dije se Beqaj, i ka dhunuar Malajt 50% të aksioneve, ky i fundit ka shkuar në 85%. Pas kësaj lëvizjeje Adriana Beqaj ka mbetur me 15% aksione, të cilat më pas ia ka shitur Arti Malaj, i cili rezulton më pas aksioner me 100% të aksioneve. Me këtë lëvizje Beqaj shtë larguar nga kompania, por ama vetëm ligjërisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB