Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Greqi, i gjendet pistoletë me 13 fishekë

Arrestimi i tij ka ndodhur në një prej lagjeve që konsiderohet si ndër më të rrezikshmet në Greqi sa i takon kriminalitetit.

k.m.
Arrestohet 37-vjeçari në Greqi, i gjendet pistoletë me 13
Faiken Maze

GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke në zonën e Ajos Pandeliomonas në Athinë. Mësohet se në pranga ka rënë Faiken Maze, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë në brez. Arrestimi i tij ka ndodhur në një prej lagjeve që konsiderohet si ndër më të rrezikshmet në Greqi sa i takon kriminalitetit.

Sipas mediave greke, Policia i kërkoi Mazes të kryente një verifikim të dokumenteve të tij, por kur e thirrën për kontroll, ai bëri sikur nuk i kishte parë dhe hyri në një dyqan duke u përpjekur të arratisej. Megjithatë nuk ia doli dot që t'i shpëtonte prangave të Policisë së Shtetit grek. 

Arrestohet 37-vjeçari në Greqi, i gjendet pistoletë me 13
Faiken Maze

Gjatë kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë dhe 13 fishekë të kalibrit 9mm.

Arrestohet 37-vjeçari në Greqi, i gjendet pistoletë me 13

Policia dyshon se Maze do të kryente ndonjë grabitje në dyqanet e zonës, por nuk përjashtohet mundësia që të ishte nisur për të kryer ndonjë vrasje. 37-vjeçari me dosjen e ngritur ndaj tij nga Departamenti i Sigurisë së Shën Panteleimonit është dërguar për t'u përballur me drejtësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB