Aktualitet

“The Guardian” zbulon shkelje të spitaleve psikiatrike në Angli: Mjekët dëbuan një shqiptar padrejtësisht

Burri nënshkroi dokumentet e largimit, por monitoruesit e IMB thanë se ishin të pasigurt nëse ai e ka kuptuar se çfarë po firmoste, pasi ato ishin në gjuhën angleze dhe shqiptari nuk e kuptonte.

I.F
“The Guardian” zbulon shkelje të spitaleve psikiatrike në
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i cili po qëndronte në një spital psikiatrik në Angli, është deportuar në mënyrë të paligjshme nga Zyra e Brendshme. Sipas The Guardian, Bordet e Pavarura të Monitorimit (IMB), një program mbikëqyrës për burgjet dhe qendrat e largimit të imigracionit, ka ngritur shqetësime për ngjarjen e ndodhur. Sipas raportit, dokumentet e largimit që iu dorëzuan shqiptarit (identiteti i të cilit nuk është bërë me dije) në njësinë psikiatrike ishin nga një mjek dhe jo nga një zyrtar i Home Office.

Burri nënshkroi dokumentet e largimit, por monitoruesit e IMB thanë se ishin të pasigurt nëse ai e ka kuptuar se çfarë po firmoste, pasi dokumentet ishin në anglisht, gjuhë që shqiptari nuk e kuptonte. Kur u dëbua nga njësia psikiatrike, ai u detyrua të priste në një furgon të kontraktorëve të Home Office para se të hipte në një avion për në Shqipëri.

“Të mbahesh në një furgon për shtatë orë është shqetësuese për këdo, e lëre më për dikë aq të sëmurë sa duhej të ishte në një spital psikiatrik. Veprimet e mjekëve klinik mund të kenë pasoja për shëndetin e pacientit të tyre”, tha Emma Ginn, drejtore e shoqatës bamirëse Medical Justice.

Ka pothuajse çdo javë fluturime charter për dëbime drejt Shqipërisë. IMB inspektoi nëntë prej tyre dhe zbuloi se të deportuarit nuk po trajtohen në mënyrë të drejtë dhe njerëzore. Raporti ngriti gjithashtu shqetësime për një rritje të katërfishtë të thyerjeve të rregullave, nga katër incidente të regjistruara në 2022, në 16 në 2023.

Disa nga të deportuarit ishin klasifikuar si të pambrojtur ndërsa ishin në paraburgim, por sërish kjo nuk i ndaloi largimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB