Aktualitet

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe hodhi drogën nga dritarja e makinës, arrestohet 17-vjeçari

I mituri sapo pa Policinë hodhi nga xhami i automjetit, dozat e kanabisit, dhe tentoi të largohej me shpejtësi. 

f.t
Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe hodhi drogën nga dritarja
droga e sekuestruar

KORÇË- Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për trafikim të lëndëve narkotike. I mituri sapo pa Policinë hodhi nga xhami i automjetit, dozat e kanabisit, dhe tentoi të largohej me shpejtësi, por nuk arriti të shpëtonte. Në baesën e tij u gjetën rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë në doza.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”.

Kishte siguruar dhe mbante në banesë, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.

Sapo pa shërbimet e Policisë, i mituri hodhi nga xhami i automjetit, dozat e cannabisit, dhe tentoi të largohej me shpejtësi. 17-vjeçarit iu gjetën me vete dhe në banesë, rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë në doza.

Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë në lagjen nr. 16, një 17-vjeçar, banues në Korçë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB