Aktualitet

Plas keq në Kukës, kushërinjtë rrihen me shufra hekuri

41-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

f.t
Plas keq në Kukës, kushërinjtë rrihen me shufra hekuri
FOTO ILUSTRUESE

KUKËS-Një sherr mes 4 personave ka ndodhur në një lokal në Kukës. Mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë kushërinj dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.  Të 4 personat të moshës 22, 35, 41 dhe 50 vjeç janë konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë shufër hekuri, ku si pasojë 41-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në një lokal në qytet, ndërmjet 4 shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit. Vihen në pranga 2 shtetas të përfshirë dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sekuestrohet sendi i fortë (shufra prej hekuri) që u përdor gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se mesditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit, 4 shtetas ishin konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/t.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 22 vjeç dhe 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit 50 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB