
TIRANË-Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve. Në një javë janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit.
Njoftimi i Policisë:
Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):
17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:
• 8 të dehur në timon
• 3 pa leje drejtimi
• 1 nën ndikim narkotikësh
• 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi
• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
• 2 për korupsion aktiv
• 1 për trafikim mjetesh
Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë.