Aktualitet

Tentoi të grabisë një farmaci, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Ai bleu medikamente në një farmaci dhe u largua pa paguar, më pas ai tentoi të grabisi edhe xhiron ditore tek një tjetër.

I.F
Tentoi të grabisë një farmaci, arrestohet 35-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi të vjedhë xhiron ditore në një farmaci. Sipas policisë, ai bleu medikamente në një farmaci dhe u largua pa paguar, më pas ai tentoi të grabisi edhe xhiron ditore tek një tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB