
Foto ilustruese
FIER- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Fier. Një makinë ka përplasur një 56-vjeçar, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të bardhur rrethanat e aksidentit.
"Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor "Lushnjë-Tiranë", shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. /ZËRI
Poll