Aktualitet

Aksion i ri kundër shkelësve të rregullave, 'të fortët' me makina luksoze në fokus të krimit ekonomik

Krimi Ekonomik do të përdorë të dhënat e gjobave të mëparshme për të identifikuar dhe hetuar burimin e të ardhurave të shoferëve dhe pronarëve të mjeteve luksoze.

M.M
Aksion i ri kundër shkelësve të rregullave, 'të
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksion i gjerë policor ka nisur në të gjithë vendin, duke synuar drejtuesit e mjeteve që kryejnë shkelje rrugore dhe sfidojnë ligjin dhe komunitetin. Operacioni, i cili mbështetet nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, përfshin masa të rrepta ndaj atyre që bllokojnë trotuaret, vendkalimet e këmbësorëve dhe parkohen në mënyrë të parregullt në zonat kryesore të qyteteve.

Sipas weblajm.com Krimi Ekonomik do të përdorë të dhënat e gjobave të mëparshme për të identifikuar dhe hetuar burimin e të ardhurave të shoferëve dhe pronarëve të mjeteve luksoze. Kontrolli do të jetë intensiv dhe i përditshëm, duke u fokusuar në ata që shfaqin një prirje të vazhdueshme për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Ministri Hoxha ka dhënë urdhër që të ketë zero tolerancë ndaj shkelësve, duke kërkuar nga vartësit e tij që ndëshkimet të jenë të menjëhershme dhe kontrollet të intensifikohen. Kjo vjen pas një incidenti të fundit në zonën e "Don Boskos", ku një i ri, në gjendje të droguar, goditi një efektiv të Policisë Rrugore pasi u ndëshkua për parkim të gabuar./ ZËRI

Poll

MOS HUMB