Aktualitet

Tentoi të abuzojë të motrën, e ëma i del në mbrojtje djalit: Vajza ka pasur probleme

Në rrëfimin e saj, ajo tregoi se ngjarjen e kishte marrë vesh kur kishte ikur në një varrim dhe e kishin lajmëruar se një furgon policie i kishte shkuar tek shtëpia. 

k.m.
Tentoi të abuzojë të motrën, e ëma i del në
Foto ilustruese

SHKODËR- Pak ditë më parë, një lajm nga Shkodra shokoi vendin. Një 24-vjeçar u arrestua të shtunën pasi u denoncua nga motra e tij se e ka dhunuar e më pas ka tentuar të abuzojë seksualisht me të. Më shumë detaje për ngjarjen dha e ëma e të dyve, në një lidhje telefonike për “Jetë Shqiptare”, e cila rrëfeu se e bija 32-vjeçare ka pasur probleme me depresionin. Problemet i kanë nisur, sipas të ëmës, që pas divorcit nga bashkëshorti me të cilin kishte 11 vite.

Në rrëfimin e saj, ajo tregoi se ngjarjen e kishte marrë vesh kur kishte ikur në një varrim dhe e kishin lajmëruar se një furgon policie i kishte shkuar tek shtëpia. 

“Unë kur e mora vesh për herë të parë që e ka akuzuar për pordhunim kam qenë në një varrim. Jam zgjuar në mëngjes. Vajza më ka thënë më jep 2 mijë lekë se dua të shkoj në kishë. I thashë 'çfarë të ka ndodhur, se nuk po të shoh mirë'. Më tha 'jam rrëzuar me biçikletë, se më kanë ndjekur disa qen'. Më kërkoi 2 mijë lekë, ia dhashë dhe unë ika në varrim. Vetëm kur më mori një komshije në telefon dhe më tha 'ka ardhur një furgon me policë'. Kam shkuar tek shtëpia, gjeta burrin dhe më tha që policia ka pyetur për djalin. Burri u ka thënë që djali nuk është këtu prej 2-3 ditësh. Vajza ka deklaruar që ngjarja ka ndodhur në datë 4 prill. Djali ka qënë në Theth, ka ikur në datë 2. Kam komunikuar çdo ditë me djalin. Shkoi në Theth për punë me një shokun e tij i cili donte t'i rregullonte çatinë shtëpisë dhe i kërkoj ta ndihmonte dhe të fitonte ndonjë lekë.

Kur i tregova djalit me tha 'jo moj nënë, se unë vij vetë e paraqitem në polici, por unë nuk i kamë borxh gjë kujt, nuk kam qenë fare atje. Ju e dini!' I thashë edhe ne ashtu kemi thënë por se di çfarë është bërë a ka dalë mendsh. A është shëndoshë vajza më ka pyetur. Po, i thashë, unë e kam parë mbrëmë, por ajo më ka thënë 'jam rrëzuar me biçikletë, se më kanë ndjekur disa qen'. Është e vrarë pak, por nuk ia vura veshin, sepse nuk e hulumtoj, pasi është nevrike, nuk guxoj. Ka pasur probleme shëndetësore mendore. Ka qenë e martuar 11 vite ka patur kontradita për shkak se nuk bënte dot fëmijë dhe pati kaluar në depresion. Ilaçe depresioni 4-5 vjetë në Maqedoni në Shkup. Ajo vajzë mua më ka sharë, më ka fyer dhe më ka rrahur. Kemi pasur konflikte, por ia kemi lëshuar krahun se fëmija jonë, jemi munduar gjithmonë ta lëmë të qetë. Në Shkodër, dy herë e kam çuar vetë tek spitali i madh i kam pas bërë ezhenë e kokës i dhanë ilaçe qetësimi. Doktori i ka thënë që mund të normalizohesh komplet se vajza ka raste që është mire por hera-herës e humb vetëdijen nuk përmbahet dot,”- tha ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB