Aktualitet

Ekzekutimi i 38-vjeçarit shqiptar në Itali, nën akuzë bashkëpunëtori i gjashtë

Autorë të vrasjes – sipas prokurorëve – ishin Bennato dhe Calderon, ky i fundit gjithashtu është pjesë e një gjyqi në Romë, pasi akuzohet edhe si vrasës i në gjyq në Romë si vrasës i Fabrizio Piscitelli, i njohur si "Diabolik".

k.m.
Ekzekutimi i 38-vjeçarit shqiptar në Itali, nën akuzë
Selavdi Shehaj

ITALI- Një i dyshuar i ri është vendosur në pranga për vrasjen e 38-vjeçarit me origjinë shqiptare, Selavdi Shehaj. Edhe për të arrestuarin e gjashtë, akuza është e njëjta, ajo e bashkëpunimit në vrasje. Për këtë çështje, në pranga kanë përfunduar: Giuseppe Molisso, Raul Esteban Calderon dhe Enrico Bennato. Mediat italiane shkruajnë se ai është personi i gjashtë i përfshirë në pritën mafioze të Torvajanicës dhe bëhet fjalë për një shqiptar. Më 20 shtator 2020, në fabrikën e Bora Bora u ekzekutua Simone, pseudonimi i Shehajt, i njohur ndryshe edhe si Passerotto.

Dy të shtëna në qafë i morën jetën. Autorë të vrasjes – sipas prokurorëve – ishin Bennato dhe Calderon, ky i fundit gjithashtu është pjesë e një gjyqi në Romë, pasi akuzohet edhe si vrasës i në gjyq në Romë si vrasës i Fabrizio Piscitelli, i njohur si "Diabolik".

Mendohet se shqiptari u vra pasi kishte kontakte me disa anëtarë të tjerë të një grupi shqiptar, aleatë të Piscitellit. I njëjti grup që, sipas dokumenteve të fundit, u organizua për t'u hakmarrë për vdekjen e Diablo-s.

Si ndodhi vrasja?

Selavdi Shehaj u vra në 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianicas. Viktima po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës, ndërkohë dy persona të maskuar dhe të hipur mbi një motor “Scooter” iu afruan nga pas dhe njëri prej tyre e qëlloi dy herë në shpinë. 38-vjeçari Shehaj ndërroi jetë në spital pas 4 ditësh.

Dënimi për të gjithë do të jepet më 3 qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB