
ITALI- “Tri ditë e tre netë në makinë, duke ecur në pyll. Në duart e kalimtarëve, tragetet e emigrantëve të paligjshëm. Ne u larguam pa asgjë, duke i lënë gjyshërit tanë në Prishtinë. Sapo mbërritëm në Trieste, taksisti na zbriti në qendër. Po binte borë , ndjeva të ftohtin në kocka. Ishte një mbrëmje nëntori i vitit 2002, unë isha shtatë vjeç. Natën e parë fjetëm nën shkallë, të nesërmen në mëngjes shkuam në komisariat, duke kërkuar statusin e refugjatit. Babi Xhelil kishte punuar si kamarier në Gjermani, por ishte kthyer në Kosovë gjatë luftës. Nëna Hajrije është shtëpiake. Ata donin të na ofronin një të ardhme më të mirë”.
Kështu e përshkroi shefi shqiptar i kuzhinës Emin Haziri, mbërritjen në Itali për "Correre della Sera". Ai është musliman dhe në arabisht emri i tij do të thotë i devotshëm, i virtytshëm. Ai u vlerësua nga revista Forbes si kuzhinieri më i mirë nën 30 vjeç dhe më 7 qershor do të inaugurojë restorantin e tij Procaccini në rrugën me të njëjtin emër në numrin 33.
Pasionin për gatimin Emin e ka trashëguar nga nëna dhe gjyshet, ndër recetat e fëmijërisë së saj janë bureku dhe flija. Por këto nuk janë pjatat që mund të shijohen në Procaccini, ku shija është e ndërthurur me estetikën. Prindërit nuk donin që Emini, djali i tyre i madh, të regjistrohej në shkollën e hotelerisë.
"Këmbëngulën që të studioja për mjekësi,"-tha ai.
Eksperiencat jashtë vendit janë të shumta: nëntë muaj në Noma të Kopenhagës punoi në restorantin Mecca të shefit të kuzhinës Rene Redzepi: Në kuzhinë ishim gjashtëdhjetë veta, për t'u vënë re, duhej të ishe mirë dhe të punoje nga ora 6 e mëngjesit deri në 1 në mëngjes.
Pas Danimarkës, Emin u transferua në Marsejë te Gérald Passedat (tre yje Michelin)./ZËRI