Aktualitet

Përshtatën hotelin si “fole” prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Policia e Shtetit ka bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Sunset” kanë rënë në pranga dy vëllezërit, Fatmir. H dhe Shkëndi. H.

k.m.
Përshtatën hotelin si “fole” prostitucioni, arrestohen dy
Foto ilustruese

RROGOZHINË- Një rast shfrytëzimi prostitucioni është zbuluar në Rrogozhinë. Policia e Shtetit ka bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Sunset” kanë rënë në pranga dy vëllezërit, Fatmir. H dhe Shkëndi. H., të cilët e kishin përshtatur hotelin e tyre për ushtrim prostitucioni. Po ashtu, janë arrestuar edhe dy të reja, të cilat ushtronin prostitucion në hotel.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar "Sunset". Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel. Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar "Sunset", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", të kryera në bashkëpunim; Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Prostitucioni".

Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB