Aktualitet

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët iu vënë flakën gomave, përplasen me Policinë

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë teksa janë ndeshur me forcat e rendit

E.K
Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët iu
Protestuesit djegin gomat ne hyrje te Kuvendit

TIRANË- Tensione të shumta janë shënuar në protestën jashtë ambienteve të Kuvendit, ku mbështetësit e Rithemelimit, po tentojnë që të çajnë kordonin e vendosur nga policia. Protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave, ndërsa ka pasur re të mëdha tymi në të gjithë perimetrin. Policia ka bërë gjatë gjithë kohës thirrje me megafon, që protestuesit të mos kryejnë akte dhune, pasi do të duhet të përballen me përgjegjësi ligjore.

Protesta është thirrur nga përfaqësues të opozitës pas publikimit të emisionit të televizionit italian Rai 3. Për këtë të fundit, deputetët demokratë kanë kërkuar mocion me debat, gjë që nuk është pranuar për t’u futur në rendin e ditës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB