
Foto Ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga teksa transportonin 1 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se ekipi i karabinierëve ndaloi një furgon me punëtorë ndërtimi. Karabinierët u nisën nga orari i dyshimtë, shumë orë larg mbylljes së punimeve nëpër kantiere.
Për rrjedhojë, ushtruar kontroll në furgon dhe gjetën 190 gramë kokainë. Më pas, karabinierët ushtruan kontroll edhe në banesat e shqiptarëve që ishin të veshur me uniforma punëtorësh. Kontrolli i shtëpisë i urdhëruar nga prokurorja Nadia Calcaterra çoi në sekuestrimin e një pakoje prej 1 kilogrami lëndë narkotike dhe 40 mijë euro cash.
Poll