
TIRANË- Parku turistik i Bovillës po vihet në rrezik për shkak të punimeve që po bëhen nga guroret. ZËRI ka mësuar se punimet po kryhen nga dy kompani, “Qarri shpk” dhe “Algreat shpk”. Banorë të zonës kanë dërguar dhe video në redaksinë e ZËRI-t, ku dëgjohet se kanë nisur punimet. Nga shpërthimet guroreve, është shkatërruar dhe një pjesë e rrugës që ështëbërë e pakalueshme për banorët e zonës.
Denoncimet nga banorët për guroret bëhen prej vitesh, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Ata janë shprehur se shpërthimet për inerte realizohen rreth 200 metra nga qendrat e banuara dhe se ndihen të rrezikuar.
Gjithashtu, në afërsi të fshatit Bovillë të Tiranës, rreth 15 km, ndodhen disa shenja të pikturuara në shkëmb që i përkasin periudhës së neolitit, të bëra aty rreth 2000–3000 para Krishtit. Pavarësisht se ato shenja ekzistojnë në hartat e arkeologjisë shqiptare, asnjëherë nuk janë shpallur Monument Kulture dhe sot ato rrezikojnë të zhduken nga guroret që po punojnë në afërsi të tyre.