Aktualitet

Tenton të arratiset, por aksidentohet! Si u arrestua 20-vjeçari shqiptar në Itali

Ai humbi kontrollin e mjetit duke goditur fillimisht ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.

F.m
Tenton të arratiset, por aksidentohet! Si u arrestua 20-vjeçari
Foto Ilustruese

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar ka rrezikuar jetën e tij për t’ju shpëtuar prangave në Itali. Karabinierët i dhanë shenjë që të ndalonte nëmomentin që kaloi me automjetin e tij, tip “Fiat”, por i riu shqiptar shtoi shpejtësinë. Ai humbi kontrollin e mjetit duke goditur fillimisht ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.

Pavarësisht nga përplasja e dhunshme, tre nga katër personat në mjet, të gjithë me sa duket të padëmtuar, vazhduan arratisjen në këmbë, duke humbur gjurmët e tyre në fshatin përreth. Ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua.

Poll

MOS HUMB