Aktualitet

Detaji i trishtë, 8-vjeçari u përplas për vdekje teksa çonte lule në varrin e të ëmës

Në ato çaste, u përplasën dy automjete, të cilat gjithashtu i shkaktuan vdekjen 8-vjeçarit që nuk kishte lidhje me asnjërën nga makinat.

F.m
Detaji i trishtë, 8-vjeçari u përplas për vdekje teksa
Aksidenti

PEQIN- Një detaj që e bën akoma më të trishtë aksidentin e 8-vjeçarit në Peqin është zbardhur sot. Mësohet se i vogli ndodhej në buzë të rrugës, duke pritur për të kaluar në anën tjetër. Ai kishte blerë lule që do t’i dërgonte në varrin e të ëmës, të cilën e kishte humbur pak kohë më parë.

Në ato çaste, u përplasën dy automjete, të cilat gjithashtu i shkaktuan vdekjen 8-vjeçarit që nuk kishte lidhje me asnjërën nga makinat. Kjo ndodhi pasi pas përplasjes, makinat dolën nga rruga. Mjeti tip Volkswagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar dhe përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 8-vjeçarit, i cili ishte 20 metra nga rruga kryesore. Të dy drejtuesit e automjeteve janë vënë në pranga.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB