Aktualitet

Ndoten ujërat e lumit Gjanica në Fier, era e rëndë ‘mbyt’ zonën

Kjo gjë rrezikon shëndetin e banorëve, por edhe faunën.

F.m
Ndoten ujërat e lumit Gjanica në Fier, era e rëndë
Lumi Gjanica

FIER- Ujërat e lumit Gjanica janë ndotur duke sjellë një prag katastrofe natyrore në Fier. Era e rëndë e mbetjeve hidrokarbure kundërmon në të gjithë zonën, ndërsa ujërat e lumit kanë marrë ngjyrë të zezë. Sipas raportimeve, kjo ndotje masive ndodh çdo vjeshtë duke qenë se në lumë derdhen mbetjet e fabrikave të ujit.

Kjo gjë rrezikon shëndetin e banorëve, por edhe faunën.

Agjencia Rajonale e Mjedisit ka nxjerrë grupet e punës për inspektim, por ende nuk ka një raport mbi situatën apo masat e marra për t’i dhënë një zgjidhje situatës.

Poll

MOS HUMB