Aktualitet

Të moshuarit u gjetën të pajetë me shenja dhune/ Policia me pistë të re, shoqërohen 3 persona

Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin.

f.t
Të moshuarit u gjetën të pajetë me shenja dhune/ Policia me
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DROPULL-Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në banesë, me shenja të forta dhune. Në polici janë shoqëruar tre persona, dy banorë të këtij fshati dhe një bari shtegtar i të imtave. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin. Një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes.

Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të pajetë në banesë. Dyshohet se çifti mund të jenë dhunuar për vdekje, ndërkohë që autorët dhe shkaqet ende nuk dihen. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se 84-vjeçari është gjetur i vdekur në oborr, ndërsa bashkëshortja e tij brenda në banesë. Deri më tani, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar shenja, që lihet të kuptohet se personi që ka hyrë ka pasur qëllim grabitjen e banesës. Policia po kryen hetimet e nevojshme për të zbardhur krimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB