
TIRANË- Marrja në pyetje e Nuredin Dumanit nuk ka përfunduar. Interes për të nuk kanë vetëm hetuesit shqiptarë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas "OraNews", vrasësi me pagesë është marrë në pyetje edhe nga anti-mafia italiane. Në Tiranë ka ardhur vetë zv.prokurori i përgjithshëm për sektorin anti-mafia, Giuseppe Gatti, i cili është shoqëruar nga oficerë italiane.
Teksa Dumani merrej në pyetje, në tryezë me hetuesin italian kanë qenë edhe dy prokuror të posaçëm si dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Nuredin Dumani nuk është marrë në pyetje për vrasje, por për trafikun e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për linjën e kalimi te drogës nëpërmjet portit të Durrësit, nga ky droga kalohet për në Itali. Mesa duket, Prokuroria italiane po heton disa raste trafiku droge, por kanë kërkuar dëshminë e Dumanit, për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën sesi bashkëveprojnë grupet kriminale shqiptare me ato italiane. Ndaj edhe ka marrë në pyetje Dumanin për të dytën herë.
Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale). Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro./ZËRI