Aktualitet

Atentat ministrit të Brendshëm? Sveçla: S'jam sulmuar me "AK47"! Edhe po ndodhi...lutem mos e pësojnë shoqëruesit e mi

Sveçla, a ka cilësuar si të pavërtetë këtë deklaratë dhe është shprehur se gjatë vizitës së tij nuk ka hasur asnjë problem.

I.F
Atentat ministrit të Brendshëm? Sveçla: S'jam sulmuar me
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ish-Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadanit, i cili një ditë më parë në emisionin “Pressing” tha se Sveçla gjatë një vizite në Liqenin e Ujmanit ishte sulmuar me armë.

Sveçla, e ka cilësuar si të pavërtetë këtë deklaratë dhe është shprehur se gjatë vizitës së tij në liqen nuk ka pasur asnjë incident të tillë si ai që pretendoi Ramadani.

“Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë productive. Unë as nuk do të reagoja ndaj kësaj gënjeshtre, siç nuk reagoj ndaj shumë të tjerave, po të mos njihej fakti se ky person ka mbajtur një pozitë ku integriteti do të duhej të ishte një ndër cilësitë kryesore”, shkroi ai në Facebook.

Kreu i MBP-së ka theksuar se sulmet edhe mund të ndodhin, por ato nuk e frikësojnë.

“Unë veç lutem që nëse ndodh, mos të pësojnë njerëzit përreth meje. Edhe po, shkoj shpesh në Kukës, Tropojë, Has e Dragash, se e kam një amanet prej shumë gjeneratash për atë kufirin atje”, shtoi ai.

Të mërkurën, nën mbrojtën e policëve të Njësisë Speciale, Sveçla, është parë duke pirë kafe në Mitrovicë të Veriut, afër urës së Ibrit në një lokal. Ndërkaq i pyetur nga gazetarët se cila është arsyeja e vizitës në Veri, ai u shpreh: Kam ardhur për të pirë kafe!/ZËRI

Poll

MOS HUMB