Aktualitet

Sekuestrohet "Kështjella" e Berishajve në Lalëz

Me vendim të GJKKO oficerët e Policisë Gjyqësore do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira.

E.K
Sekuestrohet "Kështjella" e Berishajve në Lalëz
Vila e sekuestruar ne Lalez

DURRËS- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në Gjirin e Lalëzit ku kanë sekuestruar vilën e Jamarbër Malltezit, i cili është arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

SPAK njoftoi dje se Malltezit i janë sekuestruar 16 prona të paluajtshme, 5 llogari bankare dhe kompanitë në të cilat ai ishte pronar apo bashkëpronar.

Me vendim të GJKKO oficerët e Policisë Gjyqësore do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira.


Në momentin që punonjësit e policisë kanë mbërritur në Lalëz, në ambientet e vilës ka pasur persona të pranishëm, me siguri të afërm të Malltezit.

“Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për këtë SPAK ka sekuestruar dhe pasurinë e Malltezit, e cila përfshin: 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) po në emër të Malltezit, si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të rij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

Poll

MOS HUMB