Aktualitet

Papa Francesku mesazh për të rinjtë shqiptarë: Shqipëria ka nevojë për ju

Papa Francesku përmes një mesazhi u ka kërkuar të rinjve shqiptarë që ta duan dhe të punojnë për vendin e tyre.

D.XH
Papa Francesku mesazh për të rinjtë shqiptarë:
Papa Francesku

ITALI – Papa Francesku, nëpërmjet Arqipeshkvit të zonës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë.

Në një video të shpërndarë në rrjet, Papa përshëndet të rinjtë shqiptarë dhe iu bën thirrje të duan vendin e tyre.

Papa shprehet se Shqipëria ka nevojë për rininë e saj, që të mund të bëjë përpara.

“Gjej rastin të përshëndes të rinjtë shqiptarë. Ata duhet ta duan vendin e tyre.

Shqipëria ka nevojë për rininë. Vetëm kështu mund të bëjë përpara. Shën Mëria ju ruajt”, tha Papa në mesazhin e tij drejtuar rinisë shqiptare./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB