
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, ka analizuar shitblerjen e pronave nga Jamarbër Malltezi, ndërsa renditen dhe përfitimet që ai ka marrë përmes dhurimeve nga familjarë të tij, të cilët i përfaqësonte në kalvarin ligjor, për kthimin e ish-pronave të familjes. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi nisi menjëherë me shitblerjen e pronave, sapo u lidh kontrata për blerjen e terreneve sportive të ish-kompleksit Partizani, dhe në këtë mënyrë shtoi dhe përfitimin e tij fundor, nga shitja e pronës së zhvilluar.
Prokuroria e Posaçme, thotë se Malltezi ka përfituar pasuri të dhuruar nga gjyshja e tij (e ndjera Nimete Bekteshi) dhe nga motra e gjyshes, shtetasja Nusret Kaçurri. Sipas SPAK, në kontratën e dhurimit që ka bërë kjo e fundit, nuk janë cilësuar pjesët takuese për secilin për trashëgimtarët, ndërkohë që vetë Malltezi i ka deklaruar këto në ILDKPI.
Investimet e shtetasit Malltezi në blerje pasurish-toka
298. Pas përfundimit të procedurave të privatizimit dhe lidhjes së kontratave për blerjen e objekteve dhe terreneve sportive, shtetasi Jamarbër Malltezi filloi të shtojë pasuritë e tij, duke realizuar blerje pasurish, pikërisht në këto territore. Kështu rezulton se ky shtetas ka blerë nga shtetësja Nerime Piro.
298.1. Me kontratën e shitblerjes nr 272 rep nr 117 kol dı 27.01.2010, rezulton se paraqitet si palë shitëse shtetësja Nerime Piro kurse si palë blerëse paraqiten shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Teuta Malka. Këto palë pasqyrohen se janë bashkëpronarë në pasuritë si vijon: Pasuri të regj në regj hip me nr 417 datë 03.07.2007, ZK 8220, në rrugën Ndre Mjeda, me nr pasurie 3/165 sip trualli 300 m2, nr. 2/325 sip trualli 380 m2; nr. 3/155 sip trualli 660 m2; nr pas 7/257 sip 300 m2; nr pas 3/151 sip trualli 19 m2; nr pas 3/154 sip trualli 27 m2; nr pas 3/152 sip trualli 47 m2 Pasuri të regjistruara në regjistrin hipotekor me nr 740 dhe 742 më dt 11.12.2007 ZK 8220, rruga Ndre Mjeda, me nr 3/162 sip trualli 190 m2 dhe nr me sip trualli 210 m2; Pasuri të regj në regj hip nr 214, 215, 216 dt 03.11.2008, ZK 8220 rruga Ndre Mjeda, me ar pas 3/165 sip trualli 470 m2; nr. 3/163 sip trualli 495 m2 dhe 3/153 sip trualli 9213 m2.
Sipërfaqe në total e pasurive të mësipërme, është 12,311 m2. Pala shitëse, është bashkëpronare në këto pasuri duke zotëruar 175,87 m2, dhe i shet blerësve e konkretisht shtetasit Jamarbër Malltezi i cili deri në këtë kohë zotëronte 192.35 m2 si dhe shtetases Teuta Malka e cila zotëronte 175.87 m2, pjesën e vet, ku secili ble nga ½ pjesë, konkretisht 87.85 m2 secili. Çmimi për m2 është 26,787 lekë për m2 dhe në total pasuria vlen 4,711,029 lekë e cila ndahet në ½ pjesë të barabarta dhe është likujduar nga palët para lidhjes së kësaj kontrate. 298.2.
Me kontratën e shitjes së pasurisë së paluajtshme nr 1946 rep nr 931 kol datë 14.09.2012 para noteres Gentiana Shkodra janë paraqitur shtetësja Nerime Pirro, në cilësinë e shitëses dhe Teuta Malka dhe Jamarbër Malltezi në cilësinë e blerësit. Të dy palët, janë bashkëpronarë mbi pasurinë me regj hip nr 410 datë 20.04.2012 pas me nr 3/115 ZK 8220 truall i lirë me sip 1900 m2. Nerime Pirro është bashkëpronare me 480/33600 pjesë të pandarë ose 27.14 m2.
Teuta Malka është bashkëpronare me 480/33600 pjesë të pandarë ose 27.14 m2 dhe Jamarbër Malltezi është bashkëpronar me 2205/33600 pjesë të pandarë ose 124.68 m2. Shtetësja Nerime Piro i shet blerësve: Teuta Malka pjesën 1/480/33600 ose 13.57 m2 truall dhe Jamarbër Malltezi pjesën e 480/33600 ose 13.57 m2 truall. Çmimi është 30 000 lekë/m2.
Çmimi kompleksiv është 814.200 (tetëqind e katërmbëdhjetë e dyqind lekë). Çmimi kontraktor është lëvruar i plotë dhe pa diferenca në masën ½ pjesë të barabartë secili prej blerësve, jashtë zyrës noteriale. Jamarbër Malltezi bëhet tashmë pronar me 2445/33600 ose me 138.25m2 298.3. Pasi shoqëria Kontakt sh.p.k., arrin të fitojë një gjyq, ku është detyruar Bashkia Tiranë të zbardhë lejen e ndërtimit, rezulton të jetë lidhur edhe një kontratë shitblerje pasurie të paluajtshme me Nr. 2659 Rep nr. 149 Kol datë 05.08.2010 me palë shitëse shtetasen Sejdije Kurti dhe palë blerëse shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Teuta Malka. Palët, janë bashkëpronar në pasuritë e mëposhtme; Pasuri e regji në regj hip nr. 742 datë 11.12.2007 me nr ZK 8220 me sip trualli 210 m2 me përshkrim truall me sip 210 m2 ndodhur në rrugën Ndre Mjeda Në pas e regj në regj hip nr. 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, dhe 59 dt 17.02.2010, ZK 8220, rruga Ndre Mjeda, nr 3/162 sip trualli 190 m2; nr 3/152 sip trualli 47 m2; nr 3/154 sip trualli 27 m2; nr 3/151 sip trualli 19 m2; nr 3/164 sip trualli 210 m2; nr pas 7/257 sip 300 m2; nr pas 3/155 sip 660 m2, nr 2/325 sip trualli 380 m2; nr 3/156 sip trualli 300 m2: nr 3/153 sip trualli 9213 m2; nr 3/163 sip trualli 495 m2; nr 3/165 sip trualli 300 m2 Sipërfaqe në total e pasurive të mësipërme është 12,311 m2. Pala shitëse është bashkëpronare e 480/33,600 pjesë të pandara të pasurisë konkretisht 175,87 m2.
Shtetasja Teuta Malka është bashkëpronare e 720/33,600 pjesë të pandara të pasurisë konkretisht 263.72 m2. Shtetasi Jamarbër Malltezi është bashkëpronar e 765/33,600 pjesë të pandara të pasurisë konkretisht 280.2 m2. Me anë të kontratës së shitblerjes, blerësit Teuta Malka dhe Jamarbër Malltezi, blejnë secili ½ e pasurisë së palës shitëse, konkretisht 87.85 m2 secili. Çmimi për m2 është 26,787 lekë për m2 dhe në total pasuria vlen 4,711,029 lekë e cila ndahet në ½ pjesë të barabarta dhe është likujduar nga palët para lidhjes së kësaj kontrate. 298.4. Gjithashtu shtetaset Graciela Begeja, Vera Graboëski, Margaret Irëin, të përfaqësuara nga shtetasi Maksim Begeja, i shesin shtetasit Jamarbër Malltezi, disa pasuri, kontrata këto të përpiluara para noteres Laura Pustina.
Në këto kontrata shfaqet si e pranishme edhe shoqëria Kontakt sh.p.k. meqënëse mbi këto prona ka inskript barrë në favor të kësaj të fundit. Çmimi është përcaktuar se do të derdhet në llog bankare të përfaqësuesit të shitësave Maksim Begeja, në bankën Intesa San Paolo nr 43017238002. Pasuritë që shiten janë:
1) pasurinë e llojit truall me sip 380 m2 regj hip 128 datë 24.02.2012...pas nr 2/325 ZK 8220 vol 15 faqa 181, të gjitha pjesët e tyre, përkatësisht secila nga 560/33600 pjesë e pandarë. Pjesët takuese të shitësave, me sip totale 19 m2 kundrejt çmimit prej 120 USD për m2. Në total ky çmim është 2280 USD. (kontrata nr 692 rep nr 425 kol datë 05.04.2012)
2) pasurinë e llojit truall me sip 47 m2 regj hip 133 datë 28.02.2012..... pas nr 3/152 ZK 8220 vol 15 faqa 177, të gjitha pjesët e tyre përkatësisht secila nga 560/33600 pjesë e pandarë, me sip totale 2.35 m2 kundrejt çmimit prej 120 USD për m2. Në total ky çmim është 282 USD. (kontrata nr 732 rep nr 440 kol datë 06.04.2012) pasurinë e llojit truall me sip 1900 m2 regj hip 122 datë 24.02.2012, ...pas nr 3/115 ZK 8220 vol 12 faqa 210, bashkëpronarë me nga 560/33600 pjesë të pandarë të pasurisë së paluajtshme në.
Gjthashtu po sipas këtij vërtetimi hip të datës 28.02.2012 në seksionin "Komente nga regjistruesi" specifikohet: "U krye rivlerësimi i pasurisë për pjesët takuese të B/P, Vera, Graziella dhe Margarita Begeja ekuivalent me 95 m2, përcaktohet vlera 2 544 765 lekë. Shitësit i shesin blerësit të gjitha pjesët e tyre, me sip totale 95 m2 i shiten blerësit kundrejt çmimit prej 120 USD për m2. Në total ky çmim është 11 400 USD. (kontrata nr 733 rep nr 441 kol datë 06.04.2012) 4) pasurinë e llojit truall me sip 19 m2 regj hip 136 datë 28.02.2012...nr 3/151 ZK 8220 vol 15 faqa 178, bashkëpronarë me nga 560/33600 pjesë të pandarë... "Mbi këtë truall qëndron objekti me nr pas 3/180/ND vol 17 faqa 249". Të gjitha pjesët e tyre përkatësisht secila nga 560/33600 pjesë e pandarë, me sip totale 0.95 m2 kundrejt çmimit prej 120 USD për m2.
Në total ky çmim është 114 USD (kontrata nr 734 rep nr 442 kol datë 06.04.2012). 5) pasurinë e llojit truall me sip 9213 m2 regj hip 134 datë 28.02.2012, .... pas nr 3/153 ZK 8220 vol 15 faqa 184, bashkëpronarë me nga 560/33600 pjesë të pandarë ... "Mbi këtë truall qëndron objekti me nr pas 3/171/ND vol 17 faqa 240"....shesin të gjitha pjesët e tyre përkatësisht secila nga 560/33600 pjesë e pandarë, me sip totale 460.65 m2 kundrejt çmimit prej 120 USD për m2. Në total ky çmim është 55 278 USD. (kontrata e shitjes nr 735 rep nr 443 kol datë 06.04.2012) 6) pasurinë e llojit truall me sip 210 m2 regj hip 126 datë 24.02.2012.... pas me nr 3/164 ZK 8220 vol 17 faqa 93, bashkëpronarë me nga 560/33600 pjesë të pandarë të pasurisë së paluajtshme (bashkë me 25 b/pronarë të tjerë) në... "Mbi këtë truall qëndron objekti 3/170/ND sip 122 m2, vol. 17 faqa 239 qëndron objekti 3/171/ND vol 17 faqa 240....shesin, të gjitha pjesët e tyre takuese secila nga 560/33600 pjesë të pandarë. Pjesët takuese të shitësave, me sip totale 10.5 m2 i shiten blerësit kundrejt çmimit prej 120 USD për m2. Në total ky çmim është 1260 USD.
Pavarësisht se shoq Kontakt është quajtur e pranishme, nuk konstatohet ndonjë firmë e shtetasit Fatmir Bektashit. (kontrata nr 1984 rep nr 1106 kol datë 30.08.2012) 7) pasurinë e llojit truall me sip 190 m2 regj hip 127 datë 24.02.2012, pas me nr 3/162 ZK 8220 vol 17 faqa 91 faqa 93...Shitësit janë bashkëpronarë me nga 560/33600 pjesë të pandarë të pasurisë së paluajtshme (bashkë me 25 b/pronarë të tjerë), i shesin blerësit, të gjitha pjesët e tyre takuese përkatësisht secila nga 560/33600 pjesë të pandarë, me sip totale 9.51 m2 kundrejt çmimit prej 120 USD për m2. Në total ky çmim është 1141.2 USD.
298.5. Gjithashtu, në vitin 2010, evidentohet ekzistenca e një akt marrëveshje, për dhurimin e pjesëve takuese, dt 27.04.2010 e cila nuk rezulton të jetë përpiluar para noterit, marrëveshje kjo e lidhur ndërmjet palëve si vijon: Nusret Kaçurri, Haki Begeja, Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi, Raimonda Bekteshi (përfaqësuar nga Bashkim Beshteshi), Nervit Hoxha (përfaqësuar nga Bashkim Beshteshi), Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi (përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi).
Në përmbajtje të kësaj akt marrëveshje, parashtrohet se: Nusret Kaçurri së bashku me bashkëpronarët e tjerë, kanë vënë në dispozicion të shoq Kontakt sh.p.k. pronën e tyre që ndodhet tek Klubi Partizani me kontratën nr 4938/831 datë 22.05.2006 dhe shtesën e kontratës nr 8166/1249 datë 11.10.2007. Nga ndërtimi në këtë truall pronarët do të marrin 24% të tij. Një dokument i paraqitur me shënimin e përfaqësuesit të shoq ndërtuese përcaktohet se pjesa e znj. Nusret Kaçurri është 721.93 m2 apartamente, dyqane me sip 64.39 m2, veranda është me sip 23.11 m2 dhe parkimi është 4.13 njësi.
Nusrete Kaçurri deklaron se pjesën e saj të përshkruar më sipër, jua dhuron nipërve të saj dhe konkretisht Bashkim Bekteshi, Nervit Hoxha, Rajmonda Bekteshi, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi, Ermira Rizvanolli, Anila Maçit dhe Xhimi Begeja, të cilët deklarojnë se pranojnë dhurimin që u bëhet nga halla e tyre. Shoqëria ndërtuese, secilit prej nipërve të përcaktuar më sipër, do u shtojë pjesën që ata marrin vetë sa vijon: Apartamente 90.24 m2, dyqane 8.05 m2, verandë 2.89 m2, parkim 0.52 njësi. Në këtë kontratë palë është Haki Begeja i cili nënshkruan për pjesët që marrin dy vajzat e tij Ermira Rizvanolli dhe Anila Maçi.
Konstatohet se për shtetasen Nusret Kaçurri, është hedhur një gjurmë gishti, ndërkohë që, kanë nënshkruar Haki Begeja, Bashkim Bekteshi, Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi
298.5.1. Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPKI, shtetasi Jamarbër Malltezi, deklaron: Trashëgimi nga gjyshja, (e ndjera Nimete Bekteshi) dhe dhuratë e pjesës takuese ndërtimore nga motra e gjyshes Nusret Kaçurri (kontratë dhurimi nr. 3505 rep nr. 774 kol) në total 3 apartamente dhe garazh.
Siç mund të shihet nga akt marrëveshja e mësipërme, nuk rezulton që të jenë përcaktuar pjesët siç i deklaron shtetasi Jamarbër Malltezi. Rezulton se, me nr 3505 rep nr 774 kol dt 27.04.2010 noterja Ruko Sako, me vërtetim nënshkrimi, pasqyron se, shtetasit Nusret Kaçurri, Haki Begeja, Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi. Rajmonda Bekteshi përfaqësuar nga Bashkim Bekteshi, Nervit Hoxha përfaqësuar nga Bashkim Bekteshi, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi, nënshkruan rregullisht akt marrëveshjen e lidhur ndërmjet tyre për dhurimin e pjesëve takuese të Nusret Kaçurri dhe noterja vërteton nënshkrimet e tyre. Për më tepër, nuk rezulton që në aktin e dhurimit të jetë pasqyruar se sa apartamente apo garazhe, i dhurohen shtetasit Jamarbër Malltezi.
298.5.2. Shtetësja Nusrete Kaçurri, në fakt konstatohet se, në tërësinë e akteve të tjera, ka nënshkruar vetë, kurse këtu është hedhur gjurma e gishtit. Mbështetur në këtë fakt dhe duke pasur parasysh edhe vijimësinë e fitimit të pronësisë së këtyre pronave, me vendimin dt 23.05.2024, është vendosur kryerja e ekspertimit grafik teknik. Sipas aktit të ekspertimit nr 4176 dt 19.06.2024, ekspertët në lidhje me akt marrëveshjen e datës 27.04.2010, kanë konkluduar se, nuk mund të realizohet kryerja e ekspertimit, për shkak se nuk pasqyrohen karakteristika të përgjithshme dhe të veçanta me vlera identifikuese. Përgjatë hetimit nuk është bërë e mundur të pyeten shtetësja Nustrete Kaçurri pasi ka ndërruar jetë dhe as shtetasi Kreshnik Kaçurri, i cili shfaqet me probleme shëndetësore (shih deklarimin e datës 12.04.2013 të shtetasit Ermal Kaçurri).
Megjithatë, përgjatë hetimit, ka rezultuar se me pronat e shtetasve Kaçurri ka pasur abuzime. Kështu nga ekspertimi i hard drive-it të sekuestruar pranë studio Pustina, ka rezultuar ndër të tjera dokumenti në formatin Word, me emërtimin "Email dt. 24.06.2011.doc, i krijuar më datë 24.06.2011, i ruajtur për herë të fundit më datë 25.06.2011, me autor Financal. Në këtë dokument paraqitet korrespondenca me email ndërmjet Studio Pustina dhe shoqërisë Homeplan (Bledi) në lidhje me kontratat e apartamenteve. Janë shënuar me ngjyrë të kuqe përgjigjet e pyetjeve të bëra në e-mailin e datës 22.06.2011. Konkretisht. Pershendetje Bledi, Te lutem lexo me poshte:....
Gjithashtu jane nxjerre ne shitje me urdher te Z. Bektashi, te gjitha njesite e Kreshnik Kacurri (Pale Pronare) si: Apartamentet 311, 316, 321, 326, 423 dhe 732; Njesia tregtare 302: Postet e Parkimit 33, 34, 35, 36 (kode te vjetra ne kontrate). Nuk jane pergatitur revokime kontratash per keto njesi dhe as nuk eshte njoftuar pala pronare. Keto njesi nuk jane shitur ende por mund te kerkohet i njejti informacion per keto njesi nga Studio Pustina kur te realizohet shitja e tyre.
298.5.3. Për më tepër, rezulton se shtetasit Bashkim Bekteshi dhe Jamarbër Malltezi apo Haki Begeja, që deklarojnë mbi pranimin e këtij dhurimi për llogari të të tretëve, nuk citohet të kenë ndonjë akt përfaqësimi, në lidhje me këtë dhurim. Për më tepër, jo të gjithë përfituesit e këtij dhurimi, kanë pasur dijeni mbi vetë bërjen e dhurimit. Më datë 19.06.2024, është pyetur shtetësja Ermira Rizvanolli, motra e shtetasit Xhimi Begeja, në lidhje me akt marrëveshjen e datës 27.04.2010. Kjo shtetase ka pretenduar se, nuk e disponon marrëveshje, por më vonë, nga Xhimi, i është vënë në dispozicion një fotokopje e keqe.
Sqaron se është në gjyq në lidhje me pasuritë që pretendon se i janë dhuruar nga Nusreti. Në fakt nga një deklaratë noteriale me nr. 1534 rep nr 517 kol datë 07.11.2012 para noteres Nexhla Këllezi, kjo shtetase ka deklaruar se nuk ka nënshkruar këtë akt marrëveshje dhe se sot merr dijeni dhe e pranon dhurimin që i ka bërë halla e saj Nustret. Në fakt, nga aktet rezulton se pavarësisht ekzistencës së akt marrëveshjes së mësipërme, shtetësja Ermira Rizvanolli ngre pretendime se nuk e ka përfituar pjesën e pretenduar të dhuruar.
Më datë 20.06.2024 është pyetur shtetësja Nervit Hoxha, e cila në lidhje me marrëveshjen e datës 27.04.2010 gjithashtu pretendon se nuk e disponon. 298.5.4. Gjithashtu, nga aktet konstatohet se, megjithëse shtetësja Nustrete Kaçurri, paraqitet si më sipër cituar, se i ka dhuruar shtetasve të lartpërmendur, pasurinë e saj, shtetasi Jamarbër Malltezi duket se e ka harruar ekzistencën e kësaj pasurie, pasi i regjistron të gjitha pasuritë që i takonin nga zhvillimi i ndërtimeve, në emër të saj. Për këtë fillimisht duke përfaqësuar këtë shtetase, lidh kontratën e shkëmbimit me shoqërinë Homeplan dhe me përfituese nga vendosja e truallit në dispozicion për zhvillimin e ndërtimit, shtetasen Nustrete Kaçurri (kjo e fundit përfaqësohet nga shtetasi Jamarbër Malltezi). Nga kjo kontratë shkëmbimi, shtetësja Nustrete Kaçurri përfiton 13 objekte.
Kështu, nga aktet konstatohet se me nr 1636 rep nr 863 kol datë 23.07.2012, para noteres Laura Pustina, lidhet kontratë shkëmbimi ku, në cilësinë e palës investitore është shoqëria Homeplan shpk dhe në cilësinë e palës pronare është shtetësja Nustret Kaçurri, përfaqësuar me anë të prokurës së përgjithshme Nr. 10086 Rep, nr. 1542 kol, datë 31.12.2007 nga shtetasi Jamarbër Malltezi. Objekti i kësaj kontrate është shkëmbimi i truallit të palës pronare konkretisht të pjesëve të tyre takuese në pasuritë e mëposhtme, Pas e regj në regj hip nr.50 dt 26.01.2012, pasuri me nr. 3/156 ZK 8220 me sip 300 m2 Pas e regj në regj hip dt 24.02.2012 ZK 8220, nr. 122, 125, 124, 121 dhe 123 e konkretisht: pas nr. 3/116 e sip 435 m2, pasuri nr. 3/163 ZK 8220 sip 495 m2; pasuri nr. 3/165 ZK 8220 sip 470 m2; pasuri nr. 3/166 ZK 8220 sip 27 m2; pasuri nr. 3/167 ZK 8220 sip 6318 m2. Pala pronare, ka përfituar nga shkëmbimi i pjesës së saj takuese mbi pasuritë e lartëpërmendura pasurinë e mëposhtme;
1. Apartament Nr.28, me sipërfaqe 104.4 m2, me numër pasurie Nr. 3/201+3-28, vol.28, faqe 137, zk.8220, i ndodhur në katin e pesë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 3., nr.regjistri hipotekor Nr.755, datë 09.07.2012
2. Apartament Nr.36, me sipërfaqe 105.5 m2, me numër pasurie Nr.3/201+3-36, vol. 28, faqe 145, zk.8220, i ndodhur në katin e pesë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 3. nr.regjistri hipotekor Nr.763, datë 09.07.2012
3. Apartament Nr.42, me sipërfaqe 107.2 m2, me numër pasurie Nr.3/201+3-42, vol. 28, faqe 151, zk.8220, i ndodhur në katin e tetë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 3,, nr.regjistri hipotekor Nr. 769, datë 09.07.2012
4. Apartament Nr.29, me sipërfaqe 68.1 m2, me numër pasurie Nr.3/201+4-29, vol.28, faqe 236, zk.8220, i ndodhur në katin e pestë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 4,, nr.regjistri hipotekor Nr.854, datë 09.07.2012
5. Apartament Nr. 34, me sipërfaqe 81 m2, me numër pasurie Nr. 3/201+5-34, vol.29, faqe 81, zk.8220, i ndodhur në katin e shtatë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 5, nr.regjistri hipotekor Nr.949, datë 09.07.2012
6. Njësia nr 6, me sipërfaqe 48 m2, me numër pasurie Nr.3/201+1-N6, vol.27, fage 199, zk.8220, i ndodhur në katin përdhetë godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 1. nr.regjistri hipotekor Nr.567, datë 09.07.2012
7. Njësia nr 7, me sipërfaqe 26.7 m2, me numër pasurie Nr.3/201+5-N7, vol. 29, faqe 43, zk.8220, i ndodhur në katin përdhe të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 5, nr.regjistri hipotekor Nr.911, datë 09.07.2012
8. Njësia nr 8, me sipërfaqe 21.2 m2, me numër pasurie Nr.3/201+5-N8, vol.29, faqe 44, zk.8220, i ndodhur në katin përdhetë godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 5, nr.regjistri hipotekor Nr.912, datë 09.07.2012
9. Garazh nr 6, me sipërfaqe 19.2 m2, me numër pasurie Nr.3/201+1-G6, vol.27, faqe 187, zk.8220, i ndodhur në katin e parë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 1, nr.regjistri hipotekor Nr.555, datë 09.07.2012
10. Garazh nr 3, me sipërfaqe 18.7 m2, me numër pasurie Nr. 3/201+5-G3, vol.29, faqe 28. zk.8220, i ndodhur në katin e parë nëntokë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 5, nr.regjistri hipotekor Nr.896, datë 09.07.2012
11. Garazh nr 4, me sipërfaqe 19.2 m2, me numër pasurie Nr.3/201+5-G4, vol. 29, faqe 29, zk.8220, i ndodhur në katin e parë nëntokë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 5, nr.regjistri hipotekor Nr.897, datë 09.07.2012
12. Garazh nr 5, me sipërfaqe 17.2 m2, me numër pasurie Nr.3/201+5-G5, vol.29, faqe 30. zk.8220, i ndodhur në katin e parë nëntokë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 5, nr.regjistri hipotekor Nr.898, datë 09.07.2012
13. Garazh nr 4, me sipërfaqe 18.6 m2, me numër pasurie Nr.3/201+6-G4, vol.29, faqe 108, zk.8220, i ndodhur në katin e parë nëntokë të godinës 9 (nëntë) katëshe, Tiranë shkalla 6, nr.regjistri hipotekor Nr.976, datë 09.07.2012 Pala pronare deklaron se ka marrë në dorëzim pasuritë e mësipërme.
Për pasuritë e shtetases Nusrete Kaçurri, konstatojmë një aplikim të datës 23.08.2012 të shtetases Elsa Ago, që ka vënë si adresë Rruga Dëshmorët e 4 shkurtit, konkretisht për pas nr 3/201+2 vol 28 faqja 26. Konstatohen edhe disa rivlerësime me pagesa respektive në shumat dhe pagesa më datë 09.08.2012 në vlerat 5 358 lekë, 2 800 lekë, 2 800 lekë, dhe rivlerësim pasurish me tatim për t' u paguar 37 777.11 lekë; 5 357.38 lekë.; 31 243.076 lekë, 31 243.08 lekë. Pasuritë e rivlerësuara janë: Nr pas 3/201+4-29 vol 28 faqa 236 ZK 8220, ap me sip 68.1 m2, pall. 3/201 vol 27 faqa 156; Nr pas 3/201+5-N8 vol 29 faqa 44 ZK 8220, njësi me sip 21.2 m2, pall. 3/201 vol 27 faqa 156; Nr pas 3/201+1-G6 vol 27 faqa 187 ZK 8220, garazh me sip 19.2 m2, pall. 3/201 vol 27 faqa 136; Si gjithmonë, përgjatë fazave të zhvillimit të këtij ndërtimi, konstatohet se paguhen të ashtuquajturat "Kontribute patriotike" się rezulton nga dokumenti i datës 28.03.2013, me përshkrimin "Homeplan Analizë, në të cilin paraqiten arkëtimet dhe pagesat nga arka e shoqërisë Homeplan, për periudhën 01.01.2012-31.12.2012, ku evidentohet Mandat Pagese nr. 92 datë 24.07.2012 në shumën 2,000 euro me përshkrimin "Sokol Barci kontribut patriotik hipotekimi". Kjo vlerë dhe datë reflektohet edhe në tabelën e sekuestruar me PV e datës 23.04.2023, tek Studio Pustina me emërtimin Pagesa Cash për Homeplan. 298.5.4.1. Ajo që është për t' u evidentuar në këtë kontratë, është sërish fakti se në emër të shtetases Nustrete Kaçurri shfaqet sërish si përfaqësues shtetasi Jamarbër Malltezi, duke mos pasur asnjë gjurmë të dijenisë së këtyre veprimeve nga personi, emri i së cilës rezulton në këto akte, pra nga shtetësja Nustrete Kaçurri.
Në kontratën e sipërcituar, theksohet se shtetësja Nustret përfaqësohet nga shtetasi Jamarbër Malltezi, mbështetur në prokurën e përgjithshme me nr 10086 rep nr 1542 kol datë 31.12.2007, të përpiluar para noteres Ruko Sako. Por në fakt kjo prokurë rezulton të jetë lëshuar nga shtetasit Nervit Hoxha, Rajmonda Bekteshi dhe Bashkim Bekteshi (të përfaqësuar nga shtetasi Bashkim Bekteshi). Nga aktet rezulton se shtetësja Nustret Kaçurri ashtu si edhe shumë trashëgimtarë të tjerë Begeja, i kanë dhënë tagër përfaqësimi shtetasit Jamarbër Malltezi, me anë të prokurës së posaçme Nr. 787 Rep, Nr. 142 kol, datë 31.01.2006, para noteres Ruko Sako.
Por në këtë prokurë specifikisht është përcaktuar se, përsa i përket kontratave të tjera që të përcaktohet konkretisht pjesa jonë, kontratën e shkëmbimit të truallit do ta nënshkruajnë vetë...
298.5.5. Për një pasuri tjetër, shtetasi Jamarbër Malltezi duke përfaqësuar veten e tij dhe shtetasen Nustrete Kaçurri, lidh kontratën e shkëmbimit duke e marrë në bashkëpronësi këtë pasuri. Kështu, me kontratën e shkëmbimit nr. 1656 rep nr. 873/1 kol datë 23.07.2012 të lidhur para noteres Laura Pustina, ndërmjet investitorit Homeplan sh.p.k. përfaqësuar nga administratori Genci Bektashi dhe palës pronare Jamarbër Malltezi dhe Nustret Kaçurri përfaqësuar kjo e fundit nga Jamarbër Malltezi, rezulton se në shkëmbim të pasurive të cituara në kontratën nr 1636/853 datë 23.07.2012, shtetasit Nusret Kaçurri dhe Jamarbëri Malltezi, përfitojnë:
1. Njësia nr. 3 me nr pas 3/201+2-N3 ZK 8220 me sip 107 m2 rruga Frosina Plaku, në katin përdhe të godinës 9 katëshe, Tiranë, shk. 2, regj në regj hipotekor me nr. 644 datë 09.07.2012 pronësi e cila vërtetohet nga vërtetimi i pronësisë lëshuar nga ZVRPP Tiranë, më datë 21.07.2012 bashkangjitur kontratës ndodhet planimetria...vol 28 faqa 26.
Pala pronare deklaron se, kjo njësi tregtare, është në bashkëpronësi midis Nustret Kaçurri e cila zotëron 60% të sip totale të njësisë tregtare nr. 203 ndërsa Jamarbër Maltezi zotëron 40% të sip totale të kësaj njësie. Kjo kontratë është nënshkruar nga shtetasit Genci Bektashi dhe Jamarbër Malltezi.
298.5.5.1. Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPKI, më datë 31.03.2013 nga shtetasi Jamarbër Malltezi, kjo kontratë dhe kjo pasuri nuk deklarohet.
298.5.5.2. Gjithashtu konstatohet se kjo kontratë është lidhur më datë 23.07.2012 por në pjesën hyrëse, parashtrohet se investitori Homeplan sh.p.k. përfaqësohet nga administratori Genci Bektashi, i cili është autorizuar në bazë të vendimit të ortakut të vetëm datë 24.07.2012, pra një ditë më vonë. Bashkalidhur është aplikimi i datës 26.07.2012 nga shtetasi Jamarbër Malltezi dhe mandat pagese datë 27.07.2012 pranë Credins Bank.
Rezulton se bashkalidhur gjendet: Vërtetim nga dok hipotekor ku pasqyrohet se në regj hip nr 201 datë 26.03.2013 figuron e regj në emër të Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi. Rajmonda Bekteshi, Nervit Hoxha, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi, Emira Rizvanolli dhe Alida Maçi, pasuria me nr 3/201+2-N3 ZK 8220 me sip 107 m2, njësi me nr 3, kati përdhe i godinës 9 katëshe. Më datë 02.04.2013 kjo pasuri regjistrohet me nr 3/201+2-N3 vol 28 faqa 26 ZK 8220 me sip 107 m2, njësi në pronësi të Jamarbër Malltezi si pasojë e një kontrate pjestimi (kontratë pjestimi si më poshtë). Regjistrues për të gjitha pasuritë e mësipërme ka qenë Fetah Hasanaj.
298.5.5.3. Siç mund ta shihni, nuk ka asnjë shpjegim përse shtetasi Jamarbër Malltezi do të gëzonte në bashkëpronësi me shtetasen Nustret një dyqan.
298.6. Sidoqoftë, rezulton se nga shtetësja Ermira Rizvanolli, i është nisur shoqërisë Kontakt sh.p.k. një kujtesë noteriale, me nr 1535 rep nr 518 kol dt 07.11.2012, me të cilën kërkon pjesën e saj takuese nga pasuria e pretenduar e dhuruar nga shtetësja Nustret Kaçurri. Nga disa emaile të administruara në dosjen gjyqësore me nr 9841 regj themeltar dt 18.02.2013 regjistri të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton se ka pasur diskutime mbi pjesën takuese të shtetases Ermira Rizvanolli nga dhurimi i sipërcituar. Kështu evidentohet ndër të tjera se, më dt 31.08.2012, shtetasi Fatmir Bektashi, i ka dërguar email shtetasit Sokol Barçi, duke vendosur në ce, shtetasit Aida Zisi, Xhimi Begeja, ku ndër të tjera, evidenton se, përsa i përket pjesës së Ermira Rizvanolli, ajo përzgjedh ap 715 mqs është brenda pjesës që i takon nga Nustreti..... 298.6.1.
Pasi shtetësja Ermira Rizvanolli, kishte investuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë padi duke kërkuar pjesën që pretendonte se i takonte nga dhurimi i pretenduar i bërë nga shtetësja Nustrete Kaçurri, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi ndërmerr një nismë tjetër. Duket sikur në këtë kohë, kujtohet se, pasuritë e mësipërme i janë dhuruar në vitin 2010 nga shtetësja Nustrete Kaçurri. Si palë në këtë kontratë, nuk shfaqet shtetësja Nustrete Kaçurri në emër të së cilës janë edhe pasuritë e mësipërme, por shfaqet vetëm shoqëria Homeplan sh.p.k. dhe përfituesit e dhurimit të përfaqësuar nga shtetasi Jamarbër Malltezi.
Kështu, me kontratën e shkëmbimit (shtesë) nr 353 rep nr 151 kol datë 18.03.2013 para noteres Xhoana Omari, është lidhur një kontratë mes palëve: Shoq Homeplan sh.p.k. përfaqësuar nga shtetasi Fatmir Bektashi dhe bashkëpronarët Xhimi Begeja, Bashkim, Rajmonda Bekteshi, Nervit Hoxha, Jamarbër, Orinda Malltezi, Ermira Rizvanolli, Alida Maçi të gjithë të përfaqësuar me prokurë nga Jamarbër Malltezi. Në kontratë përcaktohet se, Dhënësi është pronar i godinave të realizuara mbi truallin në bashkëpronësi të trashëgimtarëve Begeja, ku midis të tjerëve bën pjesë edhe Nusrete Kaçurri. Bashkëpronarët e truallit, të ndodhur në Tiranë në rrugën Frosina Plaku, me anë të akt marrëveshjes nr 3505 rep nr 774 kol datë 27.04.2010 notere Ruko Sako, kanë përfituar të gjithë së bashku të drejtat e pronësisë mbi sipërfaqet ndërtimore që përfiton Nusrete Kaçurri në kompleksin e ndërtimit në pronësi të shoqërisë Homeplan.
Qëllimi i kësaj kontrate shtesë, e lidhur në vijim të kontratave të shkëmbimit nr 1636 rep nr 853 kol datë 23.07.2012 dhe nr 1656 rep nr 873 kol datë 23.07.2012 notere Laura Pustina, është për korrigjimin e palës përfituese Nusret Kaçurri në cilësinë e pronares së truallit (sipas rastit të bashkëpronësisë që i takon) si palë, shkëmbyer me Homeplan sh.p.. të cilit i ka vënë në dispozicion pasuritë e përshkruara më poshtë dhe kjo e fundit në këmbim do t'i jepte pasuritë e përshkruara në n 2 të kësaj kontrate.
Duke qenë se Nusret Kaçurri me akt marrëveshjen nr 3505 rep nr 774 kol datë 27.04.2010 notere Ruko Sako ka hequr dorë nga pasuria që ajo do merrte nga shoq Homeplan sh.p.k. si pronare trualli (pra rrjedhimisht edhe nga trualli që i takon) atëherë për këtë sipërfaqe trualli të vënë në dispozicion, nuk do të jetë Nusret Kaçurri, por pala bashkëpronare e përcaktuar në kontratë, me të cilët rrjedhimisht duhet të ishte lidhur kontrata e shkëmbimit me shoq Homeplan (për pjesën e Nusret Kaçurrit që kjo ka dhuruar).
Neni 1. Objekt i kësaj kontrate është shkëmbimi midis shoqërisë dhe bashkëpronarëve i pjesës së ndërtimit që përfitojnë bashkëpronarët si pasojë e akt marrëveshjes nr 3505 rep nr 774 kol datë 27.04.2010 notere Ruko Sako në këmbim të pjesës ideale të truallit në pronësi të dhurueses Nusret Kaçurri.
Neni 3. Midis palëve në këtë kontratë është rënë dakord se, në këmbim të pjesës së truallit që zotëron Nusrete Kaçurri do t'u kalojnë në bashkëpronësi këto pasuri:
1. Njësia nr 3 me sip 107 m2, nr pas 3/20 * l + 2 - 3ZK 8220 regj hip nr 1097 datë 30.07.2012:
2. Ap nr 36 me sip 105.5 m2, nr pas 3/20 * l + 3 - 36ZK 8220 regj hip nr 1099 datë 30.07.2012;
3. Ap nr 28 me sip 104.4 m2, nr pas 3/20 * l + 3 - 28Zk 8220 regi hip nr 1098 datë 30.07.2012;
4. Garazh nr 4 me sip 16.8 m2, nr pas 83/201 + 5 - G * 4Z 8220 regi hip nr 1108 datë 30.07.2012;
5. Njësia nr 8 me sip 21.2 m2, nr pas 3/201 + 5 - N * 8 ZK 8220 regi hip nr 1105 datë 30.07.2012;
6. Njësia nr 6 me sip 48 m2, nr pas 3/20 * l + l - N * 6 , ZK 8220 regj hip nr 1103 datë 30.07.2012:
7. Garazh nr 5 me sip 17.2 m2, nr pas 3/201+5-G5, ZK 8220 regj hip nr 1109 datë 30.07.2012:
8. Njësia nr 7 me sip 26.7 m2, nr pas 3/201+5-N7, ZK 8220 regj hip nr 1104 datë 30.07.2012;
9. Garazh nr 4 me sip 18.6 m2, nr pas 3/20 * i + 5 - G * 4 ZK 8220 regj hip nr 1110 datë 30.07.2012:
10. Garazh nr 3 me sip 18.7 m2, nr pas 3/20 * I + 5 - G * 3 , ZK 8220 regj hip nr 1107 datë 30.07.2012:
11. Garazh nr 6 me sip 19.2 m2, nr pas 3/201+1-G6, ZK 8220 regj hip nr 1106 datë 30.07.2012:
12. Apartament nr 42 sip 107.2 m2, nr pas 3/201 + 3 - 42 ZK 8220 regj hip nr 1100 dt 30.07.2012;
13. Apartament nr 29 me sip 68.1 m2, nr pas 3/20 * l + 4 - 29 ZK 8220 regj hip nr 1101 dt 30.07.2012:
14. Apartament nr 34 me sip 81 m2, nr pas 3/20 * l + 5 - 34 ZK 8220 regj hip nr 1102 datë 30.07.2012;
Bashkalidhur është edhe aplikimi i datës 18.03.2013 i bërë nga shtetasi Xhimi Begeja dhe mandat pagese pranë Credins Bank më datë 26.03.2013. Bashkalidhur gjenden edhe kartelat e pasurive së paluajtshme të sipërcituara, të regjistruara më datë 26.03.2013 në emër të shtetasve Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi, Rajmonda Bekteshi, Nervit Hoxha, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi, Ermira Rizvanolli dhe Alida Maçi.
298.6.1.1. Siç mund të shihet edhe në këtë rast, shtetasi Jamarbër Malltezi ka vepruar, pa pasur tagre ligjore për të kryer këtë veprim. Për më tepër, shton në këtë kontratë edhe njësinë e cila më parë, në vitin 2012 ishte përcaktuar se i përkiste 60% shtetases Nustret dhe 40% shtetasit Jamarbër.
Në këtë kontratë shkëmbimi shtesë të vitit 2013, përcaktohet sikur bëhet korrigjimi i kontratave të shkëmbimit të mëparshme ku janë përcaktuar pjesët që do të përfitonte shtetësja Nustrete Kaçurri. E quajnë korrigjim, meqënëse në vitin 2012 pasuritë e sipërcituara i janë regjistruar shtetases Nustrete ndërkohë që sipas akt marrëveshjes së vitit 2010 ajo ia ka dhuruar shtetasve të sipërcituar. Nëpërmjet kësaj kontrate shkëmbimi shtesë ku pretendohet se korrigjohen pasuritë e shtetases Nustret, konstatohet se kjo e fundit eleminohet krejtësisht si palë. Normalisht shtetësja Nustret në rast se po korrigjohej një kontratë në të cilën kishte qënë palë, duhet të ishte e pranishme. Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në datë 18.11.2013, shtetasi Jamarbër Malltezi nuk e ka deklaruar këtë kontratë.
298.6.1.2. Natyrisht që në ndihmë, në regjistrimin e kontratës së mësipërme, vjen shtetasi Fetah Hasanaj, regjistrues në ZVRPP Tiranë, i cili me urdhërin nr 1233 datë 29.03.2013, vendos mbi korrigjimin e të dhënave në seksionin "Pronari i pasurisë të regjistrimeve hipotekore dhe seksionin C të pronësisë në KPP përkatëse për pasurisë e regjistruara në:
1. Nr hip 1097 datë 30.07.2012 për pas nr 3/20 * l + 2 - N * 3 vol 28, faqa 26, ZK 8220;
2. Nr hip 1099 datë 30.07.2012 për pas nr 3/20 * l + 3 - 36 vol 28, faqa 145, ZK 8220;
3. Nr hip 1098 datë 30.07.2012 për pas nr 3/20 * l + 3 - 28 vol 28, faqa 137, ZK 8220;
4. Nr hip 1108 datë 30.07.2012 për pas nr - 3/20 * l + 5 - G * 4 vol 29, faqe 29, ZK 8220;
5. Nr hip 1105 datë 30.07.2012 për pas nr 3/20 * l + 5N*delta , vol 29, faqe 44, ZK 8220;
6. Nr hip 1103 datë 30.07.2012 për pas nr 3/20 * l + l - N * 6 vol 27, faqe 199, ZK 8220;
7. Nr hip 1109 datë 30.07.2012 për pas nr 3/201 + 5 - G * 5 vol 29, faqe 30, ZK 8220;
8. Nr hip 1104 datë 30.07.2012 për pas nr - 3/20 * l + 5 - N * 7 vol 29, faqe 43, ZK 8220;
9. Nr hip 1110 datë 30.07.2012 për pas nr * 3/201 + 6 - G * 4 , vol 29, faqe 108, ZK 8220;
10. Nr hip 1107 datë 30.07.2012 për pas nr - 3/201 + 5 - G * 3 , vol 29, faqe 28, ZK 8220;
11. Nr hip 1106 datë 30.07.2012 për pas nr 3/201 + 1 - G * 6 , vol 27, faqe 187, ZK 8220;
12. Nr hip 1100 datë 30.07.2012 për pas nr 3/201 + 3 - 42 vol 28, faqe 151, ZK 8220;
13. Nr hip 1101 datë 30.07.2012 për pas nr 3/201 + 4 - 29 vol 28, faqe 236, ZK 8220;
14. Nr hip 1102 datë 30.07.2012 për pas nr 3/201 + 5 - 34 vol 29, faqe 81, ZK 8220;
Në bazë të përcaktimeve të kontratës së shkëmbimit shtesë nr 353/151 datë 18.03.2013, notere Xhoana Omari. Konkretisht përcaktohet se si bashkëpronarë janë: Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi, Rajmonda Bekteshi, Nervit Hoxha, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi, Ermira Rizvanolli, Alida Maçi, duke u shrehur se, me këta shtetas duhet të ishte lidhur kontrata e shkëmbimit me shoqërinë Homeplan sh.p.k. për pjesën e Nusret Kaçurri që kjo i ka dhuruar sipas akt marrëveshjes. Më datë 26.03.2013 është bërë regjistrimi në emër të shtetasve Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi, Ramonda Beteshi, Nervit Hoxha, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi, Ermira Rizvanolli, Alida Maçi i pasurive të sipërcituara. Aplikimi për këto ndryshime, është bërë më datë 18.03.2013 nga shtetasi Xhimi Begeja dhe përfunduar praktika më datë 27.03.2013.
Vërtetimet e pronësisë janë lëshuar më datë 27.03.2013. 298.6.2. Veprimet e shtetasit Jamarbër Malltezi më datë 18.03.2013 nuk mbarojnë këtu me këto pasuri, pasi, me kontratën e pjestimit nr 438 rep nr 180 kol datë 28.03.2013 para noteres Xhoana Omari, ka përfaqësuar bashkëpronarët: Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi, Rajmonda Bekteshi, Nervit Hoxha, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi, Ermira Rizvanolli dhe Alida Maçi. Sipas n.1, pasuria që i nënshtrohet pjestimit, është në bashkëpronësi sipas pjesëve të përcaktuara në vërtetimet nga dokumentat hipotekore dhe që janë:
1. Njësia nr 3 me sip 107 m2, nr pas 3/201+2-3 ZK 8220 regj hip nr 1097 datë 30.07.2012;
2. Ap nr. 36 me sip 105.5 m2, nr pas 3/201+3-36 ZK 8220 regj hip nr 1099 datë 30.07.2012:
3. Ap nr 28 me sip 104.4 m2, nr pas 3/201+3-28 ZK 8220 regj hip nr 1098 datë 30.07.2012
4. Garazh nr 4 me sip 16.8 m2, nr pas 3/201+5-G4 ZK 8220 regj hip nr 1108 datë 30.07.2012:
5. Njësia nr 8 me sip 21.2 m2, ur pas 3/201+5-N8, ZK 8220 regj hip nr 1105 datë 30.07.2012
6. Njësia nr 6 me sip 48 m2, nr pas 3/201+1-N6, ZK 8220 regj hip nr 1103 datë 30.07.2012:
7. Garazh nr 5 me sip 17.2 m2. nr pas 3/201+5-G5, ZK 8220 regj hip nr 1109 datë 30.07.2012:
8. Njësia nr 7 me sip 26.7 m2. nr pas 3/201+5-N7, ZK 8220 regj hip nr 1104 datë 30.07.2012:
9. Garazh nr 4 me sip 18.6 m2, nr pas 3/201+5-G4, ZK 8220 regj hip nr 1110 datë 30.07.2012:
10. Garazh nr 3 me sip 18.7 m2, nr pas 3/201+5-G3, ZK 8220 regj hip nr 1107 datë 30.07.2012:
11. Garazh nr 6 me sip 19.2 m2, nr pas 3/201+1-G6, ZK 8220 regj hip nr 1106 datë 30.07.2012:
12. Apartament nr 42 me sip 107.2 m2, nr pas 3/201+3-42, ZK 8220 regj hip nr 1100 datë 30.07.2012:
13. Apartament nr 29 me sip 68 m2, nr pas 3/201+4-29, ZK 8220 regj hip nr 1101 datë 30.07.2012:
14. Apartament nr 34 me sip 81 m2, nr pas 3/201+5-34, ZK 8220 regj hip nr 1102 datë 30.07.2012:
Sipas n. 2, objekt i kësaj kontrate është pjestimi midis bashkëpronarëve i pasurive të mësipërme të cilat janë në bashkëpronësi të pandarë të tyre. Sipas nenit 3, me vullnetin e lirë dhe të plotë bashkëpronarët ndajnë pasuritë si më poshtë citohen vetëm shtetasit Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi... Xhimi Begeja përfiton nga ndarja e pasurisë si më poshtë:
Apartament nr 29 me sip 68 m2, nr pas 3/201+4-29, ZK 8220 regj hip nr 1101 datë 30.07.2012;
Garazh nr 6 me sip 19.2 m2, nr pas 3/201+1-G6, ZK 8220 regj hip nr 1106 datë 30.07.2012;
Garazh nr 4 me sip 18.6 m2, nr pas 3/201+5-G4, ZK 8220 regj hip nr 1110 datë 30.07.2012, ...Jamarbër Malltezi përfiton nga ndarja pasurinë si më poshtë: 3/5 pjesë ideale të njësisë nr 3, me sip të përgjithshme 107 m2 me nr pasurie 3/201+2-N3, ZK 8220, regj hip 201 datë 26.03.2013 Sipas këtij pjestimi, mbetet një pasuri pa u përcaktuar pronari e konkretisht: Ap nr 28 me sip 104.4 m2, nr pas 3/201+3-28 ZK 8220 regj hip nr 1098 datë 30.07.2012;
Tek rubrika e bashkëpronarëve, në fund të kontratës, konstatohet se janë shënuar vetëm emrat e Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi, Rajmonda Bekteshi, Jamarbër Malltezi dhe Orinda Malltezi, të gjithë të përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi. Mungojnë emrat e Nervit Hoxha, Ermira Rizvanolli dhe Alida Maçi.
Kjo kontratë pjestimi (shih vendimin e mëposhtëm të Gjykatës së Apelit), është regjistruar në regjistrat hipotekorë më datë 02.04.2013. Më datë 02.04.2013, pasuria me nr 3/201+2-N3 vol 28 faqa 26 ZK 8220 me sip 107 m2, regjistrohet si njësi në pronësi të Jamarbër Malltezi si pasojë e një kontrate pjestimi. Regjistrues ka qenë shtetasi Fetah Hasanaj. 298.6.3. Nga ekspertimi i hard drive-it të sekuestruar pranë studio Pustina, rezulton ndër të tjera se gjendet dokumenti në formatin excel, me emërtimin "Doks HP 2012.xls", i krijuar më datë 28.03.2013, i ruajtur për herë të fundit më datë 28.03.2013, me autor Financa 1. Në nënndarjet e tretë të këtij dokumenti me emërtimin "Listë Klientësh HP" paraqitet në formë tabelore lista e klientëve të shoqërisë Homeplan, ku ndër të tjera konstatohen shënimet e bëra nga përdoruesi, konkretisht në krah të disa pasurive ku shënohet emri i shtetasve Xhimi Begeja, Nervit Hoxha, Jamarbër Malltezi, Bashkim Bekteshi, Orinda Malltezi, është vendosur shënimi "n. kacurri": -Kodi 1136-Xhimi Begeja me shënimin në krah N.Kacurri -Kodi 5133-Nervit Hoxha me shënimin në krah N.Kacurri
Kodi 6134-Xhimi Begeja me shënimin në krah N.Kacurri -Kodi 203-Jamarbër Malltezi me shënimin në krah N.Kacurri Kodi 366-Bashkim Bekteshi me shënimin në krah N.Kacurri - Kodi 381-Orinda Malltezi me shënimin në krah N.Kacurri -Kodi 572-Nervit Hoxha me shënimin në krah N.Kacurri Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI më datë 18.11.2013, shtetasi Jamarbër Malltezi tek të dhënat konfidenciale deklaron: Përfitim dyqani në kompleksin Magnet si palë pronare dhe kontratë premtim shitja e dyqanit-kontratë nr rep 1040 nr. kol 572/1 datë 30.05.2013. (shtetasi Jamarbër Malltezi ka dorëzuar kontratë nr 1040 rep nr 572/1 kol datë 30.05.2013 sipas të cilët Jamarbër Malltezi ëstë premtuesi shitës ndaj Albert Muharremi premtues Blerës për dy njësi tregtare e konkretisht me nr 1001 seks 1 sip 80.9 m2 dhe nr 1003 seks 1, sip 21.1 m2). 298.6.4.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr 6944 datë 22.09.2013 ka vendosur pranimin e kërkesë padisë, së shtetases Ermira Rizvanolli, konstatimin absolutisht të pavlefshëm të kontratës së pjestimit nr 438 rep nr 180 kol datë 28.03.2013 për pjesën e paditëses Ermir Rizvanolli për shkak se kjo e fundit në këtë akt, është përfaqësuar nga shtetasi Haki Begeja dhe ky i fundit nga Jamarbër Malltezi por në prokurë nuk ka pasur tagre përfaqësimi për këtë kontratë. Ky vendim është prishur nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1948 datë 30.09.2016 dhe dërgimi i çështjes për rigjykim në po atë gjykatë por me tjetër trup gjykues.
Tashmë, në rigjykimin e kësaj çështje, konstatohet se shtetasi Xhimi Begeja, nëpërmjet Deklaratës së Mbrojtjes, drejtuar gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, parashtron se, dhurimi i bërë nga shtetësja Nustrete Kaçurri, në drejtim të shtetases Ermira është i pavlefshëm (referuar dhurimit të vitit 2010), pasi neni 761 i K.Civil sanksionon se dhurimi bëhet për një send të caktuar që ekziston në momentin e dhurimit kurse në momentin që është nënshkruar kontrata nr 8166/1249 datë 11.10.2007, është krejtësisht jashtë llogjikës, sendet nuk kanë ekzistuar. Citon edhe nenin 762 të K.Civil që shprehet se dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme. Nëse përfshin pasurinë e ardhshme dhurimi është i pavlefshëm përsa i takon kësaj./ZËRI