Aktualitet

EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, makina i preu rrugën ndërsa motoçikleta u afrua dhe i qëlloi

Autorët thyen xhamin e përparëm të automjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash drejt shqiptarëve, duke i plagosur rëndë në gjoks dhe qafë. 

M.M
EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, makina i preu rrugën
Foto ilustruese

ITALI-  Dy shqiptarë u plagosën rëndë në një atentat me armë zjarri në qytetin Turate, në Como, mbrëmjen e djeshme, më 21 shtator. Shënjestra e këtij atentati ishin Indrit Lleshaj, 44 vjeç, dhe Artan Lazar, 42 vjeç, të dy banues në zonën e Milanos dhe të njohur për policinë, u sulmuan ndërsa udhëtonin me një makinë tip Audi Q5.

Sipas mediave italiane, atentati ndodhi kur një makinë e paidentifikuar u preu rrugën dhe menjëherë pas kësaj, një motoçikletë me dy persona të maskuar u afrua. Autorët thyen xhamin e përparëm të automjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash drejt shqiptarëve, duke i plagosur rëndë në gjoks dhe qafë. 

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e ngjarjes, gjithashtu ka bërë me dijë se Leshaj dhe Lazari nuk janë emra të panjohur për autoritetet italiane.

Që dy shqiptarët për momentin ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën./ ZËRI

Poll

MOS HUMB