
TIRANË- Sot përfundoi mandati i Kolegjit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Prokuror, ku në ceremoni morën pjesë dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Vanhorn, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato. Gjatë kësaj ceremonie Vanhorn tha se vettingu nuk ka përfunduar, pasi do të SPAK do të vazhdojë luftën me krimin.
“Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figura të larta të korruptuara. Mbetet më shumë për të bërë. Duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni luftën ndaj korrupsionit para çdo pengese”, shprehet Vanhorn.
Ndërsa Gonzales tha se çështjet duhet t’i referohen në SPAK dhe se sistemi gjyqësor duhet të vazhdojë të ruaj pavarësinë.
“KLGJ dhe KLP duhet të japë prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Një aspekt tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet t’i referojnë çështje prokurorisë dhe SPAK. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruhet integriteti, në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje në drejtësi”, tha Gonzales.
Po ashtu, kreu i SPAK Altin Dumani, i cili nga 1 janari 2025 merr kompetencat e komisionerit publik për vazhdimin e vettingut në KPA, tha se pandëshkueshmëria po tronditet sot.
“Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Njeë nga kompetencat është edhe vettingu, të gjitha këto kompetenca ti marrë drejtuesi. Parashikohet qe drejtuesi i SPAK do të ketë një angazhim të madh. Ashtu siç e kemi theksuar procesi i vetingut qartë ndahet ai civil nga penal”, tha ai.
Ndërsa kreu i Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia bëri një bilanc të punës ndër këto 5 vite, ku u shpreh se janë rivlerësuar 805 subjekte.
“Nga shkurti i vitit 2018 deri në 21 nëntor 2024, datë kjo që shënon dhe vendimin e fundit të Komisionit, u verifikuan 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat: 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë; 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra; 105 vendime për ndërprerje procesi (bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës); 8 vendime për pushimin e procesit”, shprehet Ilia.
Ndërkohë Komisioneri Publik Florian Ballhysa i cili pritet të mbyllë mandatin dhe t’i kalojë kompetencat kreut të SPAK, Altin Dumani vlerësoi se standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit janë të larta.
"Kjo sakrificë do tia vlejë në fund të fundit, në rast se do të shërbejë sadopak që fëmijët tanë një ditë të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian", tha ai.
KPA do të vijojë mandatin kushtetues për të shqyrtuar apelimet e shkarkimeve nga Vettingu deri në qershor të 2026. Përfaqësuesi i saj Sokol Çomo bëri me dije se janë 120 subjekte rivlerësimin që do të filtrohen nga KPA. Ndërsa për vitin 2025, Çomo tha se janë 80 subjekte, ndërsa për vitin 2026 janë 40 të tjera, që priten të shqyrtohen deri në vitin 2026. /ZËRI