Aktualitet

SPAK me "armë" të re për hetimet! Do të “filtrojë” udhëtarët që hyjnë e dalin nga vendi

Përfshirja e SPAK në listën e institucioneve që mund të kontrollojnë hyrjet e dhe daljet nga vendi është propozuar nga Ministria e Brendshme.

k.m.
SPAK me "armë" të re për hetimet! Do të
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tani ka një "armë" të re në dorë që pritet ta përdorë për personat e shpallur në kërkim. SPAK do të mund të përpunojë të dhënat e pasagjerëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria përmes transportit ajror dhe detar. Sipas "A2CNN", përfshirja e SPAK në listën e institucioneve që mund të kontrollojnë hyrjet e dhe daljet nga vendi është propozuar nga Ministria e Brendshme.

Sipas draftit ligjor, i cili është në fazën e konsultimit me ekspertët, SPAK do të ketë mundësi për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve, me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin e veprave penale. Përveç SPAK, akses të njëjtë do të kenë edhe Gjykatat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Të gjitha të dhënat për lëvizjen e qytetarëve do të jenë të përqëndruara në Policinë e Shtetit, në departamentin e Sektorit të Inteligjencës së Pasagjerit. Drafti parashikon që çdo e dhënë e pasagjerit, që nga rezervimi i biletave, tek bagazhet, adresa, kontaktet, do të depozitohet në këtë sektor.

Më pas, të dhënat e grumbulluara do të mund të përdoren nga të 8 institucionet për qëllime të ndryshme. Në rastin e SPAK, mund të mbahen nën vëzhgim persona që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme./ZËRI

Poll

MOS HUMB