
TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se që në orët e para të mëngjesit, oficerët e BKH-së, me urdhër të GJKKO-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e Bashkisë.
Zyrat janë kontrolluar nga agjentët dhe nga aksioni janë sekuestruar kompjutera, dokumenta dhe pajisje të tjera në zyrë. Megjithatë ende nuk dihet nëse përveç kontrolleve, nga ana e GJKKO-së janë lëshuar masa sigurie për ndonjë nga punonjësit.
Deri më tani ka raportime se kanë shkuar tek Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, e cila drejtohej nga Taulant Tushe. Por deri më tani, asnjë detaj nga aksioni është bërë me dije nga vetë SPAK, institucion që ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin./ZËRI