Aktualitet

SPAK kërkon konfiskim të pasurisë së Redjan Rrajës, mes tyre "Audi" i Kejvina Kthjellës

Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, mes tyre edhe 'Audi-n' luksoz të Kejvina Kthjellës.

f.t
SPAK kërkon konfiskim të pasurisë së Redjan Rrajës, mes
Redjan Rraja

TIRANË- SPAK ka kërkuar konfiskim të pasurisë së Redjan Rrajës i dënuar përjetë për atentatin ndaj Prokurorit, Ardjan Ndojit në nëntor të viti 2019. Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, mes tyre edhe 'Audi-n' luksoz të Kejvina Kthjellës. 

Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar Kejvina Kthjellës. 

Mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

Një orë dore tip “Roleks”.

Shuma prej 2750 Euro.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoj, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës në 1 nëntor 2019. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB