Aktualitet

BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë

Greqia nuk refuzoi të nënshkruajë një letër të 27 vendeve anëtare drejtuar Komisionit Europian, që kërkon hapjen e pesë kapitujve të parë në këtë proces.

f.t
BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë
foto ilustruese

TIRANË- BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve për Shqipërinë. Pas vendimit duket se Greqia ia ka dalë ta bllokojë këtë proces siç e kishte paralajmëruar më herët. Greqia nuk refuzoi të nënshkruajë një letër të 27 vendeve anëtare drejtuar Komisionit Europian, që kërkon hapjen e pesë kapitujve të parë në këtë proces.

Në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së i bëhet thirrje thirrje Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Ministrat e BE-së presin hapa të mëteshme të Shqipërisë për antarësimin në BE, por nuk tregohet arsyeja e shtyrjes së hapjes së kapitujve të parë negociues.

BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë
Raporti i BE per Shqiperine

Konkuzionet e Këshillit Europian për Shqipërinë

Këshilli ka përshëndetur Konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur në Shqipëri në korrik 2022. Ai përshëndet edhe progresin e reformave të bëra gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë përfundimin me sukses të takimeve të procesit të screening. Këshilli thotë se po pret me padurim që të ndërmarrë hapat e ardhshëm në në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe hapjen e grupit të parë negociues, sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilli sjell në vëmendje se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv mbetet thelbësor për të dërguar përpara miratimin e reformave, që janë të lidhura me BE-në. Këshilli mirëpret përparimin e bërë, veçanërisht në shtetin e së drejtës, zbatimin gjithëpërfshirës të reformës në drejtësi dhe reformën e administratës publike.

Këshilli shprehet se procesi i verifikimit ka vijuar që të përparojë në mënyrë të qëndrueshme dhe ka prodhuar rezultate të prekshme. Këshilli nënvizon rëndësinë e shpejtimit të reformave të orientuara drejt BE-së dhe konsolitimit të metejshëm në zbatim. Këshilli ka vendosur një notë pozitive sa i përket rezultateve konkrete të arritura nga SPAK, në bashkëpunim me policinë vendore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit partnere. Përpjekjet për të vazhduar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet që të vazhdojnë më tej. Nevojitet bashkëpunim i mëtejshëm në hetime, veçanërisht me Zyrën Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të vazhdojë përpjekjet e saj për të vijuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe të shprehjes, si dhe të drejtën e personave që i përkasin pakicave. Këshilli bën thirrje po ashtu për një reformë gjithëpërfshirëse të tokës dhe konsolidim të të drejtave të pronësisë, në mënyrë transparente, duke përfshirë adresimin e rasteve që kanë të bëjnë me falsifikim të dokumenteve dhe avancim të procesit për regjistrim dhe kompensim. Këshilli mirëpret miratimin e legjislacionit shtesë për pakicat kombëtare dhe vijon ta nxisë Shqipërinë, që të miratojë dhe të zbatojë me shpejtësi aktet ligjore, të mbetura në lidhje me ligjin kuadër të vitit 2017 për mbrojtjen e personave që iu përkasin pakicave, në përputhje me standardet europiane. Nxitet edhe regjistrimi kombëtar në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në lidhje me emigracionin, Shqipëria duhet që të vazhdojë të plotësojë kuadrin ligjor me acquis të BE-së. Shqipëria nxitet që të përmbushë angazhimin e saj për të harmonizuar politikën e vizave të BE-së. Për kriteret ekonomike, Këshillimi deklaron se Shqipëria ka një qëndrueshmëri dhe rimëkëmbje të fortë ekonomike dhe inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur më tej kërkesat e tregut të brendshëm të BE-së dhe për të përballuar konkurrencën dhe forcat e tregut brenda unionit. Këshilli mirëpret bashkëpunimin e Shqipërisë në nivel rajonal. Këshilli vë në dukje se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të integrimit dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit. BE ka vlerësuar Shqipërinë për angazhimin e saj aktiv si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, në promovimin dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla./ZËRI/

Poll

MOS HUMB