Aktualitet

Kathimerini: Shqipëria përballet me veton e Greqisë. BE s'ka datë për hapjen e kapitujve

Gazeta greke shkruan se nëse Shqipëria vijon të mbajë të pandryshuar vendimin për Belerin, Greqia do vendosë veto për Tiranën për integrimin në BE.

D.XH
Kathimerini: Shqipëria përballet me veton e Greqisë. BE s'ka

ATHINË – Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se burime diplomtike helene bëjnë me dije se pa proges në çështjen e Fredi Belerit, Shqipëria do të përballet me veton greke në Bruksel. Athina zyrtare vazhdon që të këmbëngulë se duhet që Fredi Beleri të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Në artikull theksohet se mbetet e hapur mundësia që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria, për sa i përket hapave të radhës për anëtarësim në BE. Më tej, në shkrim përmendet fakti që Beleri, edhe në seancën e fundit gjyqësore ndaj tij, mbeti në burg.

Kathimerini: Shqipëria përballet me veton e Greqisë. BE s'ka
Fredi Beleri ne gjykate

Artikulli i plotë i Kathimerinit:

Qëndrimi i Greqisë se nuk do të japë pëlqimin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse nuk ka progres për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarës, Fredi Beleri, është ripërsëritur nga burime diplomatike nga Brukseli.

Të njëjtat burime theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia pranon që Tirana të bëjë hapin e parë të nisjes së negociatave, me kusht që të ketë një lëvizje të qartë drejt rivendosjes së vullnetit politik të elektoratit të Himarës. ‘Nuk është çështje pavarësie e gjyqësorit, por një vendim thjesht politiko-administrativ’, theksuan të njëjtët agjentë diplomatikë, duke shtuar se pala greke nuk ndërhyn në çështje të brendshme të Shqipërisë, por ajo që kërkon është që kryebashkiakut të zgjedhur Himarës t'i jepet leje për të bërë betimin dhe të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij politike.

Sot, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, i cili përgatit çështjet e Samitit të 14 dhe 15 dhjetorit, ku përfshihet edhe zgjerimi i BE-së, do të diskutojë edhe për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e shkëputjes në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut mbetet ende e hapur.

Sipas draft-konkluzioneve të Samitit, liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ata do të kërkojnë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre. Sipas këtij plani, negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të fillojnë, pasi të përmbushen mjaftueshëm kriteret.

Dje, e hënë, SPAK rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për të pasur të drejtë për betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës. Në një intervistë (në A2CNN), zoti Rama ka mbrojtur pavarësinë e gjykatës, pasi më herët nënvizoi se edhe nëse Këshilli Europian kthehet me kokë poshtë, ne nuk po negociojmë asgjë përtej interesit strategjik të Shqipërisë, që është zbatimi i reformës në drejtësi dhe sigurimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB