Aktualitet

SPAK i bën SKANER! Si nisi "karriera" e vëllezëve Çopja, nisën duket shitur "copa", tani dominojnë tregun. Investimet...dhe eliminimi i kundështarëve

Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se kjo organizatë kriminale (mesa duket ndryshe nga të tjerat që kanë hetuar deri më tani) duke theksuar se grupi dallohet për: strukturimin, qëndrueshmërinë, kohëzgjatjen dhe fuqinë financiare. 

k.m.
SPAK i bën SKANER! Si nisi "karriera" e vëllezëve
Hajdar Çopja

TIRANË- SPAK ka skanuar me detaje, si nisi, si u zhvillua dhe çfarë është arritur, grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan. Mesa duket ishin këta të fundit objektivi i tyre në megaoperacionin që u zhvillua dje në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm. Për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtuesit e "organizatës kriminale" janë Franc Çopja dhe Hajdar Bakon, alias Hajdar Çopja. Në njoftimin zyrtar të shpërndarë sot nga SPAK, Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se kjo organizatë kriminale (mesa duket ndryshe nga të tjerat që kanë hetuar deri më tani) duke theksuar se grupi dallohet për: strukturimin, qëndrueshmërinë, kohëzgjatjen dhe fuqinë financiare. 

Për SPAK, veprimtaria kriminale e dy vëllezërve Çopja daton që prej viteve 2006-2007. "Karrierën", dy vëllezërit e kanë nisur në Itali, ku shpërndanin doza të vogla kokainë.

"Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë."

Me kalimin e viteve, potenciali i tyre ekonimik është rritur, duke sjellë kështu edhe shtimin e kontateve me eksponentë të tjerë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve. Por bashkë me bashkëpunimin duket se ecin "dorë për dore" edhe mosmarrëveshjet. Kështu që Çopjat në 2018 morën vendimin për të nisur eliminimin e kundërshtarëve të tyre (nëpërmjet vrasjeve me pagesë) për të fituar kështu kontrollin total të tregut. Por edhe duke nisur një sagë të përgjakshme në qytetin e Elbasanit që në vitin 2018 pati nisjen dhe më nuk u ndal për disa vite.

Pasi eliminuan kundërshtërët, fitimet u shtuan por edhe u pastruan për t'u shumëfishuar! Në lidhje me pastrimin e parave, SPAK ka zbuluar se ky grup kriminal ka investuar para në Shqipëri në tregun e pasurive të paluajtshme. Investimet nuk kanë qenë selektive, por në fusha të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante, por edhe sipërfaqe toke. Investimet bëheshin në qytetet kryesore të vendit: Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Por jo vetëm kaq! Paratë "cash" janë pastruar edhe nëpërmjet personave të tretë në sektorin e ndërtimit, ku vëllezërit kanë hedhur para për ndërtimet e pallateve dhe komplekseve të banimit.

"Organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal."

Si vinin paratë në Shqipëri?

Mënyra kryesore ishte ajo me zyrat e këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit. Paratë i dërgoheshin personave që kishin njohje me dy vëllezërit. Të njëjtat para, ose përdoreshin për të paguar vrasës me pagesë, ose për të kryer investime.

Kjo pra ishte një pasqyrë sesi operonte një nga grupet kriminale më famëkeqe në Shqipëri, por edhe pse ka një panoramë më të qartë tani...asnjë prej dy vëllezërve nuk është prangosur. Të dy, raportohet se ndodhen në Dubai, shumë larg kapjes nga drejtësia shqiptare...të paktën derisa të mos ketë një marrëveshje ekstradimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB